Denoncimi i Sali Berishës: Shefja e vettingut ka ngelur në universitet, nuk e ka mbaruar për 4 vite por për 5

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon denoncimin e një qytetari dixhital, i cili i shkruan se shefja e vettingut Pamela Qirko nuk ka marrë dot universitetin, ama drejton Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK – shkalla e parë e vettingut).
Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, Pamela Qirko e ka nisur shkollën në vitin 1996 dhe e ka mbaruar në vitin 2001, pra pas 5 vitesh, jo 4. Qytetari dixhital shkruan se sistemi në atë periudhë ka qenë 4 vite, ndërsa Qirko e ka bërë 5 vite.
“KPK drejtohet nga nje e mbetur ne klase. Merita: Pamela Qirko eshte motra e Ndrikull Ballukut Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
I nderuar doktor , jam një punonjes I KPK , aty çfar nuk degjoj lloje pazaresh, por kjo ska rendesi , ajo qe eshte me skandaloze eshte se drejtuesja e KPK Pamela Qirko motra e ministries se Ramziut Belinda Ballukut, ka ngelur me shkolle dhe drejton vetingun, kjo eshte skandaloze , po ju dergojme dipllomen e ngelses Qirko ki provohet se , shkollen e ka filluar ne 1996 dhe e ka perfunduar ne 2001 pra 5 vjet jo 4 vjet sic ka qene sistemi arsimor ne ate kohe. Kjo eshte skandaloze”, shkruan Berisha.