VIDEO/ Dëshmia tronditëse nga Senatoriumi: Po shoh nënën duke vdekur në makinë, mjekët s’na hapin derën

Një i ri nga Elbasani, nëna e të cilit ndodhet në gjendje të rëndë nga koronavirusi ka bërë thirrje për ndihmë, ndërsa shprehet se e ëma ndodhet në ambulancë, pasi urgjenca nuk ka vende.

Për “News24”, i riu tha se e ëma kishte disa orë që priste, ndërsa thekson se po e sheh atë duke vdekur në ambulancë.

Ai shprehet se asnjë mjek nuk i hap derën dhe se madje të ëmës nuk i kanë bërë akoma as tamponin.

“Është në makinë. I kemi marre vet ca bombola të vogla oksigjeni. I kemi mbushur këtu matanë. Shkarko e jep. Nuk ka vende të urgjenca. Cilët të heqim, cilët të vëmë! Pse nuk u morën masa? Pse duhet të presim? Pse ta shoh ashtu duke vdekur?! Jo në makinë si kafsha, se Zoti ia dha jetën. Ça do bëhet morë se po na plas shpirti. Nuk po durojmë dot më, u bënë ditë të tëra. Asnjë mjekë s’na e hap derën. Mirë që qëllojnë ça njerëz të urgjenca. Elbasani me një mjek specialist, ça bëhet kështu. Këtu as që merret vesh fare asgjë. Këtu është me radhë. Nëna është 70 vjeçe. Diabetin ka, por se ka pasur të lartë. Nuk e di. Se përballonim dot as nga ana ekonomike. Thonë se do rimbursohet. Tamponin s’na e bënë. Skanerin e bëra vet. Kam harxhuar 600 mijë lekë, i kam blerë në treg të zi. S’ka asnjë rimbursim”, tha i riu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT