“Disa e duan më të gjatë, disa….”/ Braçe shfaqet me dy maska, Rama batuta me gruan në Lushnje

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lushnje ku pa nga afër përfundimin e rrugëve rurale në këtë zonë. Rama shoqërohej nga zv.kryeministri Braçe, i cili kishte marrë masa shtesë ndaj COVID, pasi shihet me dy maska.
Gjatë inspektimit, Rama mori vlerësimin dhe falënderimin e banorëve të zonës, por kishte edhe kërkesa.
Një grua, e cila shet produkte në tregun e fruta-perimeve kërkoi që të shkurtohej orari i qëndrimit në treg.
Bashkebisedimi i Rames me gruan
Gruaja: Jetë e shëndet të dhëntë zoti që na e bëre dritë këtë rrugën. Kam 30 vjet këtu dhe balta në gju ka qenë. Por vetëm një kërkesë kam. Kam kaq vite qe vete në tregun e fruta- perimeve dhe ai orari, meqenëse ishte pandemi të na bëhet sa më i shkurtuar, psh 6-8. Të mbarojmë punë shpejt të shesim dhe…mos të rrimë.
Rama: E do më të shkurtuar ti?
Gruaja: Më të shkurtuar
Rama: Eeee halle-halle kjo dynja. Ca e duan më të gjatë ca më të shkurtuar hajde gjeje.
Braçe: Nuk bien dakord me njëri-tjetrin, ky është problemi. Ca e duan 6 me 8, ca e duan 6 me 10, ca 10 me 12. Varet nga koha që bëjnë grumbullimin.
Zv/kryeministri Erjon Braçe, vlerësoi se rindërtimi i rrugëve rurale në Myzeqe ka bërë që fshatrat të ndryshojnë radikalisht.