Djegiet në Shkodër, reagon drejtuesi i PS, Ilir Beqaj: Dhuna u nxit nga opozita dhe Voltana Ademi

Pas dhunës që u krye në qytetin e Shkodrës ku u shkatërrua selia e PS dhe ju vu flaka objekteve brenda saj, ka reaguar për Shqip drejtuesi i PS-së së qarkut, deputeti Ilir Beqaj.

Duke folur për Shqip, Beqaj e shikon si “Një përpjekje e dëshpëruar për të fituar avantazh politik për betejeën e 25 prillit, ku opozitat po përpiqen të krijojnë trazira, marrë shkas nga një ngjarje tragjike, kur reagimi politikisht dhe shtetërisht ka qenë në modelin që duhej të ishte dhe jo si në modelin e së shkuarës.

Ajo që ndodhi në Shkodër sot e në selinë e PS Tiranë nuk ka ndodhur ndonjëherë në gjithë këto vite ku integriteti i selive nuk është prekur.

Është evidente që në krye të përpjekje të tyre është Basha me Berishën, ndërsa në Shkodër, në krye ishte kreu i bashkisë Voltana Ademi”.

Djegiet në Shkodër, reagon drejtuesi i PS, Ilir Beqaj: Dhuna u nxit

Pyetjes se si e konsideroni reagimin e Ademit, Beqaj tha “Përdorimi i të mitërve është trishtuese, ndaj i bëj kërkesë prindërve të lënë jashtë fëmijët.

Ata që bënë dhunë u ftuan që dje nga PD. Enkas ishte zgjedhur intenerari tek selia e PS-së, askush nuk është naiv as budalla që të dëgjë këto pallavrat e Voltana Ademit”.

Pyetjes se cili do të jetë reagimi i PS-së së Shkodrës, beqaj tha se “Për momentin në selinë e PS janë organet ligjshzbatuese, por do të ketë përpjekje tona për të garantuar integritetin e godinës dhe PS do të ketë qëndrime politike . Sjellja me maturi nuk do të thotë se jemi tulatur, pasi shkodranët dinë të bëjnë me maturi dhe dinjitet”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT