“Donin kaos për Shqipërinë”, Rama krahason qëndrimet e Venecias me të tijat 5 muaj më parë: Ja si më doli fjala

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të Facebook-ut, një video ku krahasohen qënrimet e fundit të Komisionit të Venecias për ligjin elektoral e ndryshimet kushtetuese dhe deklaratat e Ramës para se këto ndryhsime të miratoheshin.
Edhe pse nuk thuhet, përballja bën të qartë se rama po dëshiron të thotë se ka pasur të drejtëq që atëherë ndaj i doli fjala.
Ja argumentet e kryeministrit
Rama në korrik 2020: Reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe asaj presidenciale peer keetee nismee kushtetuese te Kuvendit eeshtee i papranuesheem. Partia Demokratike nuk ka ekskluzivitet mbi Parlamentin të cilin e ka braktisur veç tee tjerash, që të thotë “asgjë tjetër veç asaj që më pëlqen mua.”
Venecia në dhjetor 2020: Komisioni i Venecias dhe ODHIR gjithashtu, shprehin keqardhjen që gati të gjithë deputetët nga partitë e opozitës që ishin në parlament, dhanë doreheqjen në vitin 2019 dhe që atëherë përbëjnë opozitën jashtëparlamentare.
Rama: Në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi i Shqipërisë të sulmohet, të anatemohet, të përbuzet, qoftë nga një institucion si Presidenti i Republikës, qoftë nga opozita jashtëparlamentarë që zgjodhi ta braktisë Kuvendin.
Venecia: Fakti që Parlamenti nuk është i përbërë nga numri i plotë i anëtarëve nuk është në vetvete problematik sipas standardeve ndërkombëtare duke qënë se ai funksionon në përputhje me kuorumin e përcaktuar me Kushtetutë.
Rama: Kërcënimi që këtu o do bëhet si themi ne, o këtu do bëhet nami nga ana e partive jashtëparlamentare, nuk funksionon.
Venecia: Komisioni i Venecias dhe ODHIR, nxisin forcat politike si brenda dhe jashtë parlamentit që të sigurojnë funksionimin normal demokratik të institucioneve në vend, në interes të popullit shqiptar.
Rama: Koalicionet as nuk do të ndalohen dhe as nuk mund të ndalohen. Ato thjesht do të jenë si në çdo vend të Europës ku partitë kanë lirinë të grupohen dhe të paraqiten me kandidatët e tyre.
Venecia: Duhet të theksohet se në vitin 2017 rregulli mbi koalicionet nuk u zbatua pas një marrëveshjeje politike konsensuale, kështu që në praktikë, asnjë ndryshim i vërtetë nuk do të ndodhte përkundër zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Në keto kushte është e dyshimtë që ndryshimet në rregullat mbi koalicionet sic parashikoheshin në versionin e mëparshëm të kodit, mund të konsiderohen një ndryshim thelbësor.
Rama: Dhe ndërkohë askush nuk mund të thotë që marrëveshja e bërë jashtë parlamentit ishte në vetvete reforma. Jo, reforma është ajo që del nga parlamenti dhe ne do përballemi me produktin, jo me llafet.
Venecia: Ndryshimet kanë të bëjnë me procedurën e thirrjes së zgjedhjeve, sistemin e drejtësisë elektorale, regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, listat e kandidatëve, formatin e fletës së votimit dhe vlefshmërinë e saj, rregullat për numërimin e votave të përparësisë dhe ndarjen e vendeve. Këto ndryshime janë të arsyeshme pasi kryesisht reflektojnë ndryshimet kushtetuese të fundit dhe mund të kenë një ndikim pozitiv në proceset zgjedhore. /GazetaShqip