Duka del kundër Metës e opozitës për reformën në drejtësi: Unë besoj te institucionet e saj dhe vendimet që do marrin

Kreu i PAA, Agron Duka  është i pari politikan i opozitës që beson te reforma në drejtësi pas asnjë pretendim.

Gjatë emisionit “HARD TALK”, Duka deklaroi se beson pa asnjë dyshim te kjo reformë si pjesë e impenjimit të investimit të ambasadës amerikane dhe shtetit amerikan.

Duka tha se beson edhe te vendimet e Gjykatës Kushtetuese që tashmë sapo ka arritur të ketë kuorumin e saj.

Zoti Duka, më në fund Gjykata Kushtetuese ka kourumin e saj dhe mund të funksionojë. Presidenti e dha OK për anëtarin tjetër. Besoni se kjo Kushtetuese do përmbysë pikërisht këto gjëra që ju thatë gjatë intervistës?

Nuk është puna të përmbysë, është puna të bëjë drejtësi. Unë besoj natyrisht se është shumë e vonuar është. Unë besoj dhe shpresoj të drejtësia që do japë kjo Gjykatë.

Tek anëtarët apo te procesi?

Te procesi sepse unë anëtarët nuk i njoh personalisht se kush janë. Pavarësisht se zgjati, mënyra e selektimit të tyre duket sikur u bë e rregullt dhe pasha që ata kanë sot dhe për të ardhmen e Shqipërisë, është shumë e madhe kështu që nuk besoj se mund të ketë ndër ta njerëz që mund të shohin vendimet e tyre me prioritete politike apo leverdi personale.

Një nga çështjet e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhjet vendore…

Patjetër. Unë besoj dhe shpresoj se do merret një vendim i drejtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT