Efektivi vrau Klodianin/ Rama: Ministri Lleshaj më ofroi dorëheqjen, dhe…

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij të paralajmëruar për vrasjen e 25-vjeçarit nga polici Nevaldo Hajdaraj zbuloi se ministri Lleshaj i kishte ofruar dorëheqjen, por se nuk e kishte pranuar diçka të tillë.
“Sandër Lleshaj më ofroi dorëheqjen sot dhe aspak sa për të larë gojën, por unë i thashë të më vinte njëherë në zyrë ta shikoja në sy.
Por sot ta mësojnë të gjithë ata që në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët, ai s’ka asnjë lidhje me aktin e një efektivi policie,” tha Rama.