Eksperti amerikan për Ballkanin i tërheq ‘veshin’ Serbisë: Nëse do anëtarësimin në BE duhet tu kërkosh falje shqiptarëve (VIDEO)

Eksperti amerikan për zgjidhjen e konflikteve në Ballkan, Alon Ben Meir ka kërkuar nga Serbia që rruga për në Bashkimin Europian kalon nga Shqipëria.
Përmes një video të postuar në “Twitter”, Meir i tërheq ‘veshin’ Serbisë, teksa i tregon mënyrën për të anëtarësuar në BE.
Në vide0-mesazhin, Meir thotë se Serbia t’i kërkojë falje shqiptarëve të Kosovës për mizoritë e bëra ndaj tyre.
Në videon e postuar ai gjithashtu ka marrë shembull edhe Gjermaninë, e cila ka kërkuar falje për të gjitha krimet që ka bërë në Luftën e Dyrtë Botërore.
“Nëse Serbia ende aspiron të integrohet në BE, ajo duhet të pajtohet me mizoritë që bëri ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe të hapë një faqe të re duke njohur Kosovën dhe normalizuar marrëdhëniet e saj në çdo nivel,” tha mes të tjerash Ben Meir.
If Serbia still aspires to integrate into the EU, it must come to terms with the atrocities it committed against the Kosovar Albanians and open a new page by recognizing Kosovo and normalizing its relationship on every level. pic.twitter.com/973eyP82N2
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) December 6, 2020