“Erdha nga Italia për ta varrosur”- Tha se ishte e motra e Klodian Rashës, gazetarja: Vajza mashtroi

Të gjithë u prekën nga rrëfimi i një vajze gjatë protestës për Klodjan Rashën, e cila tha se ishte e motra e të riut, i cili u vra nga një efektiv policie.

Por në fakt, gazetarja “Top Channel”, Kristi Gongo, pas verifikimeve rezulton se vajza nuk është në të vërtetë motra e Klodian Rashës.

Gongo tha se nuk dihet arsyeja se pse ajo u prezantua si e motra, kur në fakt 25-vjeçari nuk është vëllai i saj.

“Nuk ishte motra e Klodianit dhe nuk di pse u prezantua si e tillë, pse mashtroi. Vajza na u prezantua e shokuar sikur ishte motra e Klodianit”, tha gazetarja.

Ajo ka folur për shumë media, duke thënë se quhej Bora Rasha dhe duke u prezantuar si motra e të ndjerit Klodjan Rasha, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Kanë qenë familjarë të Klodjan Rashës të cilët kanë kontaktuar me Top Channel duke thënë se zonja në fjalë nuk ka të bëjë me familjen Rasha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT