“Erdhi pa dëshirë”/ Lleshaj zbulon prapaskenat, “përplaset” me Ramën për emërimin e Çuçit si ministër

Sandër Lleshaj në fjalën e tij të rokadës së ministrave të Brendshëm ka zbuluar një prapaskenë të emërimit të pasardhësit të tij.

Sipas Lleshajt, Çuçi ka ardhur pa dëshirën e tij në postin e ministrit të Brendshëm.

“Shpresoj se Rama të jetë i plotësuar dhe jo i zhgënjyer nga puna ime. Kam pasur një brengë e madhe se kur do tja dorëzoj çelësin, kam dorëzuar shumë çelësa. Do të doja që të jepja këtë se në këtë post vjen që vjen dhe vdes për t’u bërë ministër, jamë i sigurt që ky kusht do të shkojë mirë. E kam çekuar më vonë e kam mësuar se Bledi Çuçi se s’ka pasur dëshirë të tij të vij në këtë post. Jam i lumtur që ka ardhur ai për të shërbyer”, tha Lleshaj, i cili zbuloi një prapaskenë.

“Jam pyetur se çfarë këshille do i jepje pasardhësit, në një televizion, por në atë moment nuk e dija kush do ishte ministri. Dhe kam thënç: Nëse pasardhësi do të ishte një person që vjen në atë post pa dëshirë e tij nuk kisha asnjë këshillë për të dhënë. Nëse ai që vjen, nuk vjen me ndonjë etje të madhe për u bërë ministër jam i bindur se punët do shkojnë mirë. Jam i sigurt se me Bled Çuçin punët do shkojë mirë se ska pasur ndonjë dëshirë të madhe të bëhej ministër”, tha Lleshaj.

Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer Ramës, i cili ka ndërhyrë, e ka thënë se duhet të saktësonte diçka.

“Sa për ta saktësuar, Çuçi ka ardhur pa dijeninë e tij, dhe se nuk ka pasur mundësi ta thotë se sa dëshirë të madhe që ka për këtë detyrë”, tha Rama.

Ndërsa Çuçi replikoi më qetë duke shtuar se “në politikë është si në dramaturgji, jo se si hyn aktori, por ka rëndësi dalja nga skena e aktorit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT