Erdogan nis themelet për 522 shtëpi në Laç: i pafshi hajrin dhe i trashëgofshi!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka përshëndetur personalisht sot nëpërmjet një video-konference nga Ankaraja nisjen e themeleve të 522 banesave që po ndërton Turqia në Laç, për banorët që u janë prishur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Erdogan tha se janë 42 milionë euro që janë shpenzuar nga qeveria turke për këtë projekt, që është zbatuar nga Agjencia Turke e Ndërtimit të Banesave, si biçim enti banesave në shtëpi. Agjenci që ka një përvojë edhe në ndërtimin e banesave në vende që janë goditur nga tërmeti.

Ai është treguar i kujdesshëm në fjalimin e tij duke mos përdorur asnjë fije paternalizmi por që Shqipërinë e ka quajtur si “,iku dhe partneri më i afërm”.

Erdogan nis themelet për 522 shtëpi në Laç: i pafshi

“Me rastin e kësaj ceremonie përshëndes vëllezërit shqiptar. Shqipëria miku e partneri i afërt. Ne e shohim gëzimin e shqiptarëve si tonin, pikëllimin e tij si të tonin. Ndaj mobilizuam mundësitë tona. Pas tërmetit të shtatorit 2019 ne kemi dërguar 4 maune me ndihma dhe pas katastrofës së nëntorit ofruam ndihma dhe të ndërtonin shtëpitë për vëllezërit tanë”, tha Erdogan që më pas shpjegoi nismën që ndërmori ai personalisht.

“Pavarësisht pandemisë e vështirësive që edhe ne kemi pasur ne nxorëm nga buxheti 42 milionë euro që shpresoj do të jenë të dobishme për njerëzit që do të gëzojnë shtëpitë.

Erdogan nis themelet për 522 shtëpi në Laç: i pafshi

Këto shtëpi janë si shenjë e re e miqësisë sonë. Shpresoj t’i ndërtojmë sa më shpejt. Me këtë rast ngushëlloj familjet e familjeve për të dashurve që humbën jetën gjatë tërmetit. Përshëndes zotin Edi Rama dhe personalisht e falënderoj atë për kontributin. Me këto ndjenja uroj që ndihma jonë të jetë e hajrit dhe të jetoni me shëndet në shtëpitë e reja dhe uroj vitin e ri dhe ju përshëndes miqësisht. Uroj shëndet”, tha Erdogan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT