Erion Braçe publikon VIDEON, kur Berisha në 8 dhjetor 1990 falenderonte Ramiz Alinë, dhe shkruan: Nga mik i PD, u kthe në varrmihës i saj

Zv.kryeministri Erion Braçe publikon sot, më 8 dhjetor, një video të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në 8 dhjetor 1990 falenderonte ish-presidentin Ramiz Alia.

“Miremengjes! Mos u habisni; Dua ti uroj Sali Berishes diten e themelimit te Partise Demokratike nga shoku Ramis Alia e shoku Sali Berisha! Nder e respekt perjete atyre djemve e vajzave qe e refuzuan ate farse”, shkruan ai.

Më tej, ai shkruan se Berisha nga “një mik i PD” u kthye në sundimatr dhe varrmihës i kësaj partie.

“Prej farses, Sali Berisha u kthye nga “nje mik i Partise Demokratike”, ne sundimtar i saj, pushtues e varrmihes njeheresh i demokracise aty, demokracise ne Shqiperi, i pari dhe i fundit ne keto 30 vite qe ka pushkatuar kundershtare ne bulevardin e Deshmoreve te Kombit! Nga kjo dite, vlen mesimi; Ti themi gjerat sic jane ne te vertete”, përmbyll Braçe dhe ndan videon e mëposhtme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT