“Është bërë si radha e qumështit”/ Rama shpall kohën kur nis vaksinimi i Covid-19

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në konferencën për shtyp se nuk ka një datë të saktë se kur do të nisë vaksinimi për Covid-19, por premtoi se kjo do të ndodhë brenda 2 muajve të parë të vitit 2021.

Rama tha se Shqipëria apo vendet e vogla janë në vështirësi, pasi situata është shumë e komplikuar.

“Shifrat e vaksinave që po marrin vendet e mëdha janë shumë më të ulëta, do t’i thonë. Sepse kërkesa është shumë më e lartë sesa oferta dhe sasia e prodhimit është ku e ku më e vogël se nevoja dhe natyrisht ky është problem i madh në fazën e parë, në SHBA është vendosur ndalimi i eksportit të çdo sasie.

Pfizer që është e aprovuar sasinë kryesore e ka në SHBA. Ky është problem tjetër, nuk del asnjë dozë nga SHBA”, tha Rama, i cili shtoi se po zhvillohet një lobim. Jemi në komunikim me 3 kompanitë dhe unë jam besimplotë dhe jam komunikim me disa shtete mike”, tha kryeministri, i cili kritikoi vendimin e Brukselit për këtë çështje.

“BE ka vendosur që Ballkanit t’i jepen tepricat. Ne nuk do të mbetemi mbrapa dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të nisim vaksinimin, brenda 2 muajve të parë do të nisë vaksinimi. Për vaksinën është diplomaci marrëdhënie personale dhe lobim, është si radha e qumështit dikur, ku në vend të banorëve që zbrisnin poshtë pallatit janë shtetet”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT