Eurodeputetja franceze në PE: Të mos hapen negociatat me Shqipërinë pa u zgjidhur çështjet me Greqinë

Deputetët në Parlamentin Europian kërkojnë që konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian të mos zhvillohet pa u zgjidhur më parë çështja e kufirit detar me Greqinë.

Ishte eurodeputetja franceze, Dominique Bilde ka kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës dhe kërkon që të mos bashkohet Shqipëria teksa është në “luftë” me Greqinë. Ndërkohë që kërkon edhe zgjidhjen e ligjit të luftës mes dy vendeve fqinje.

“Çështja e kufirit detar është burim tensioni mes dy vendeve, siç u provua gjatë protestave të tetorit të organizuara nga PDIU dhe Vetëvendosje gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë. Si mund ta justifikojë Komisioni hapjen e negociatave me Shqipërinë, në një kohë që ka një gjendje lufte formale mes këtij vendi dhe Greqisë, që prej vitit 1940?!”, u shpreh Bilde.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT