FANTASTIKE/ Ja si 102-vjeçarja shqiptare fitoi betejën me Koronavirusin

Një 102-vjeçare nga Kosova ka kaluar koronavirusin pa përdorur asnjë ilaç.

Ruke Dervishaj nga Isniqi i denaçit thotë se virusi nuk i la asnjë shenjë dhe se nuk pati nevojë për ndonjë terapi të veçantë.

E moshuara beson se fuqinë e ka nga ushqimi natyral që ajo konsumon.

“E kam kaluar si një flamë. Nuk kam pasur as koll. Teshmja më mbërthente. Goja më hapej ashtu sikurse të vjen gjumi. Asgjë tjetër nuk kam pasur”, tregon ajo për Klan Kosovën.

Edhe pse ajo vitin e kaluar kishte një sulm në kokë, në përballje me coronavirusin ajo nuk pati nevojë për ndonjë terapi. Por kaq lehtë nuk kaluan edhe anëtarët tjerë të familjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT