Flet mjekja e parë shqiptare që mori vaksinën e Pfizer: Kisha dyshimet e mia, por…

Teksa pandemia vazhdon të infektojë miliona njerëz në mbarë globin dhe të marrë mijëra jetë çdo ditë, paralelisht në shtete të ndryshme ka filluar vaksinimi.

Shtetet që kanë filluar aplikimin e saj kanë bërë një kalendar se kush do të vaksinohet i pari e kështu me radhë sipas moshës dhe kategorive të riskut.

Në fakt ata që janë në frontin e parë të përballjes me virusin SarsCov2 janë mjekët dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe që të ishin në krye të listës për të marrë dhe dozën e parë të vaksinës.

Mjekja e parë shqiptare e vaksinuar me vaksinën e PfizerBioNTech, Ina Zaimi Schwartz ishte në një lidhje “Skype” nga Bostoni për “Wake Up”. Ajo rrëfeu ndjesitë e para të marrjes së kësaj vaksinë të shumëpritur nga të gjithë.

“Edhe unë isha skeptike, kisha dyshimet e mia, nëse doja apo ajo ta merrja vaksinën. Më tej bëra më shumë kërkime, lexova studimet dhe të dhënat e publikuara mbi vaksinën dhe kuptova që efektet anësore ishin shumë të vogla dhe alergjitë e rënda ishin ekstremisht të rralla.

Dua të përmend që vaksina e Pfizer, që aktualisht po aplikohet në qendrën spitalore ku unë punoj, është thjesht një proteinë mesazhere ARN, e cila në momentin që në e marrim përmes vaksinës stimulon sistemin imun që të formojë antitrupa kundër proteinave sipërfaqësore të koronavirusit”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT