FOTOLAJM/ Fëmijë në vijën e parë të “luftës” me policinë, qëllojnë me gurë gjatë protestës

Ajo që u vu re në protestën e dhunshme të qytetarëve ditën e sotme përpara kryeministrisë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë, ishte se nuk munguan as fëmijët.
Disa prej tyre madje ishin në vijën e parë të protestës në “përballjen” me policinë e vendosur gardh përpara kryeministrisë duke qëlluar me gurë.
Fillimisht protestuesit ndodheshin përpara ministrisë së Brendshme ku dhe atje pati incidente e përplasje me policinë.
Më pas turma marshoi drejt kryesministrisë, ku prej 3 orësh qytetarët protestuan për ngjarjen e rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.