FOTOT/ 8 dhjetor ndryshe, Basha shfaqet me Berishen, por pa familjen Hajdari

Kryedemokrati, Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të PD, zhvilluan sot homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në Tiranë.

Homazhet u zhvilluan në kujtim të 8 Dhjetorit, Lëvizjes Studentore që solli rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Edhe pse duket paradoksale, homazhet u zhvilluan pa praninë e deputetes Rudina Hajdari, vajzës së Azemit, e cila është ndarë përfundimisht nga PD, duke iu bashkuar një partie të sapokrijuar. Në ceremoni nuk ishin të pranishëm as pjesëtarë të tjerë nga familja Hajdari.

Basha dhe Berisha vendosen kurora me lule në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990.

FOTOT/ 8 dhjetor ndryshe, Basha shfaqet me Berishen, por pa familjen Hajdari

FOTOT/ 8 dhjetor ndryshe, Basha shfaqet me Berishen, por pa familjen Hajdari

FOTOT/ 8 dhjetor ndryshe, Basha shfaqet me Berishen, por pa familjen Hajdari

Back to top button
LAJMET E FUNDIT