Fotot/ Marshimi, policia shfaqet më e përmbajtur lejon grumbullimin para Kryeministrisë

Protesta duket më e qetë se ditët e tjera. Policia po tregohet më e përmbajtur, duke i lejuar protestuesit që të jenë prezent në sheshin “Skënderbej”.
Gjithashtu nuk është shënuar për momentin ndonjë incidentet, edhe pse trupat e forcave speciale janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo kohë, duke pasur gati edhe me blindat me ujë për të shpërndarë turmën.
“Duket” se ka një pakt të heshtur ku nuk ka provokime nga protestuesit e ndërsa policia e ka lejuar këtë protestë duke mos i shpërndarë si në ditët e tjera, duke mos i lejuar që t’i afrohen institucioneve.