Fotot/ Pas ministrisë së Brendshme, edhe kryeministria me blinda

Pas ministrisë së Brendshme është blinduar edhe kryeministria pak para protestës së orës 18:00 në kryeqytet.

Në kryeministri janë vendosur automjete të shumtë dhe autoblinda të policisë. Në terren ditën e sotme të angazhuar në ruajtjen e sigurisë janë angazhuar 800 punonjës policie, ndërsa tubimi thuhet se do të nisë nga Ministria e Brendshme.

Policët kanë marrë direktiva të qarta që të mos bien pre e provokimeve në protestë, ndërsa qytetarëve iu është bërë thirrje që të shmangun tubime të tilla, pasi është e ndaluar në këtë kohë pandemie.

Dje për 5 orë me radhë u mbajt një protestë, e cila u shoqërua me dhunë dhe përplasje. Irritimi dhe zemërimi qytetar për ngjarjen në fjalë u zbraz mbi institucionet e vendit, ku qindra të rinj që dolën në protestë nuk kursyen asgjë./ Gazeta Shqip

Fotot/ Pas ministrisë së Brendshme, edhe kryeministria me blinda

Fotot/ Pas ministrisë së Brendshme, edhe kryeministria me blinda

Fotot/ Pas ministrisë së Brendshme, edhe kryeministria me blinda

Fotot/ Pas ministrisë së Brendshme, edhe kryeministria me blinda

Back to top button
LAJMET E FUNDIT