FOTOT/ PD nuk pyet e mbledh pleqtë e Kamzës në darkë, thyhet çdo rregull për Covidin

Xhelal Mziu e ka quajtur “një darkë të jashtëzakonshme festive” grumbullimin e dhjetëra simpatizantëve të PD, kryesisht të moshuar, në një prej lokaleve të zonës.

Duke shkelur krejtësisht rregullat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, përveç shkeljes së ligjit, Mziu bashkë me Edi Palokën dhe disa zyrtarë të PD, kanë ekspozuar dhjetëra të moshuar ndaj infektimit të mundshëm me COVID-19.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga ish-kryebashkiaku “akademia politike e PD në Kamëz dhe promotori kryesor i zhvillimit urban” feston ngjitur me njëri-tjetrin, me gotat me verë, edhe pse nuk dihet arsyeja e festës, pasi aktualisht PD nuk ka as drejtimin e bashkive dhe asnjë deputet në parlament.

Aktivitete të tilla, janë një “bombë” me sahat dhe mund të kthehen në vatra të përhapjes së COVID. Kjo bie ndesh edhe me qëndrimet e PD, ku nga njëra anë Lulzim Basha shfaqet me maskë dhe kërkon respektimin e masave anti-COVID, nga ana tjetër, numri dy i partisë grumbullon dhjetëra simpatizantë duke shkelur “fjalën” e Bashës dhe vendimin e autoriteteve. /Gazeta SHQIP

FOTOT/ PD mbledh pleqtë e Kamzës në darkë, thyhet çdoFOTOT/ PD mbledh pleqtë e Kamzës në darkë, thyhet çdoFOTOT/ PD mbledh pleqtë e Kamzës në darkë, thyhet çdoFOTOT/ PD mbledh pleqtë e Kamzës në darkë, thyhet çdoFOTOT/ PD mbledh pleqtë e Kamzës në darkë, thyhet çdoFOTOT/ PD mbledh pleqtë e Kamzës në darkë, thyhet çdoFOTOT/ PD mbledh pleqtë e Kamzës në darkë, thyhet çdoFOTOT/ PD mbledh pleqtë e Kamzës në darkë, thyhet çdo

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT