Gazetari Hoxha zbulon kronologjinë e vrasjes së Klodian Rashës: Gjithçka ndodhi për 3 minuta, ka pasur…

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar kronologjinë e vrasjes nga policia të të riut, Klodian Rasha.

Në emisionin “As Pro as Kundër”, Hoxha u shpreh se gjithçka ndodhi në harkun e 3 minutave dhe përpara vrasjes ka pasur një konfrontim fizik mes efektivit që e qëlloi dhe viktimës.

“Qitja që i ka marrë jetën Klodian Rashës ka qenë një e vetme, polici ai ka bërë dy, një predhë shkoi në ajër, tjetra nga pas shpine në zemër. Janë konstatuar viktimës plagë në pjesën e pasme të kokës dhe përpara në pjesën kockore të hundës dhe ballit që nuk justifikohen me goditjen kur u rrëzua në tokë.

“Ka dyshime sipas ekspertëve se mund të ketë pasur një përplasje fizike mes policit dhe viktimës. Por hetimi vazhdon. Viktima nuk ka qenë i armatosur. Gjithçka është realizuar brenda 3 minutave, kontakti pamor, ndjekja, lëvizja dhe goditja e tij.

“Vetëm fakti që goditja ka ardhur pas shpine është një rrethanë tepër rënduese për efektivin. Largësia e qitjes ka qenë diku 6 metra. Kamerat e sigurisë tregojnë se ka pasur përpjekje për ta kapur” përfundoi Hoxha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT