Gjenocidi serb, delegatët e Rambujesë, “djali” i Rankoviçit, fëmijët krushian që u vranë duke ngrënë lulen anguliqe, letra e Bajram Currit për Leninin, dhe “jagot” e Evropës

“Atdheun nuk mund ta marësh me vete nën shollët e këpucëve”
Zhorzh – Zhak Danton
Sefer Pasha
Pamja që shtrihet që nga kreshtat e malit të Pashtrikut e shtyn syrin që të sjell me nyjet lidhëse si në parahyrje e pasqyrë në rokaqiejt e Rrafshit te Dukagjinit e të Drenicës ç’përmban lugina e Drinit të Bardhë. Gjyqet në Tribunalin e Hagës e trazuan jetën e banorëve të traumatizuar të këtyre viseve. Të gjithë pyesin me zë e trajtë e qartësi diamanti: Pse ndodhi kështu? Ç’ishte kjo gjykatë fantazmë që prajti e si një befasim ogur zi u krijua brenda shtetit të Kosovës? Pse u krijua me ububushmëri dhe tani ka krijuar një shajni e kalvar trishtimi? Ku ishin burrat e shtetit me talent e vlerë? Cili qe lajmotivi i tyre? Pse u gjetën në pikën më të lart me hënë të keqe dhe u drunjëzuan në këtë psikodramë mistikërisht. Vetë Anadrinasit që prej Prizrenit e deri në Mitrovicë ta japin përgjigjen. Edi Rama i pari më thonë ata nuk pati as ndjesinë instiktive e as nuhatjen e një bjeshkëtari, që kur kosit në rudinë me majën e kosës kërkon minat dhe bombat. Tani kundron dramën. Nuk u tregua vëzhgues i mprehtë e s’veproj profanërisht. Piskamat e vajit për trimat e Kosovës që janë në Hagë nuk vlejnë. Edhe ato lepe – peqet me Vuçiçin e Millosheviçit shikohen vrëngër në Kosovë. Kurse Hashim Thaçit qysh atëmot drenicasit ia kanë vënë nofkën “zog çobani”. I mungoi instikti natyror truma -truma, talenti i magjishëm e forca olimpike. E harroi proverbin e pashqitshëm të Drenicës se “zinxhirët e florinjtë janë zinxhirë të rëndë” . U dukën bathët qysh në kryekreje kur e votoi Gjykatën Speciale në Prishtinë. Gjykata që u krijua nën hundën e tij është ilustrim i dukshëm dhe tregoi pabesueshmërisht se ai prijësi i UÇK – së nuk ishte filozof divani dhe as lëndë burimore, që të përcillte energji vetëm nëpërmjet imazhit dhe autoportretit. Idetë impulisive dhe lidhshmëria emocionale nuk mjaftonin. Ish Presidenti nuk diti të luftojë me art të thukët. Me biografinë e fisëshme të UÇK -së s’mbijetohej. Gjetën qeder në vend të qarit. Superbuqetat me lule nga hera në herë e trofetë tërthorazi të zbresin me stuhi nervash nga maja e majave të zgalemit. Roosvelti thotë: – “Në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, liria nuk mund të dhurohet; ajo duhet të arrihet”. Thaçi i cili qe një oaz shprese duhet të ishte larguar prej kohësh nga pushteti, ku pavetueshmërisht u thartua. Edhe Zeusit i pëlqente e përkoshmja. “Jagot” e Evropës e morën me lajka të zeherta ushtarin e orëve të para. Makthi dhe alkimia e fjalëve nuk qenë në ajër. Stina e luftës së thekur nuk kishte mbaruar. Goditja qe fatale ashtu siç shkruan Shekspiri tek Hamleti :- /Drama është gracka/ /Ku shpirti i mbretit kapet si laraska”/. Komandatët e UÇK -së dhe një aradhë figurash e asi personazhesh narcist ranë prej mitit të tramundanëve në lakun e “jagove” të UDB -së. “Marre i qoftë bre Hashim Thaçit!” më thotë një grua nga Krusha e Madhe së cilës i kanë vrarë djalin e vetëm. “Ani bre! Ç’kah po thua? Besa se ke mirë”! -ia kthej. Thaçi është bajagi i mirë. Gruaja e brengosur nuk nguron t’ më qortoj. “Ku, ku për mua!” belbëzon ajo. Në fshatrat e malit të Sharrit rrëfen ajo përdoret vrik e vrik një fjalë e urtë:- /Kokë, moj kokë, ç’më bëre?/ /Më fute në mes të gërshërve/. Unë grah udhën e heshturazi i pikëlluar këndoj me ligjërim vaj një këngë që këndohet në Mallakastër : – /Do t’i vete prapa djalit/ / Siç i vete era malit/. Nëna krushiane në dalldi kurrqysh mendon ndryshe. Provat traumatike të krimeve apokaliptike nga hajnat e Serbisë asëll – asëll janë ulëritëse. Anadrinasit jetojnë mote të kobëshme. Gërmat e lajmeve të zeza prej trillit të fatit nuk sosen. Komandantët e UÇK-së duhet të mbeteshin simbol i fitores dhe jo i zhgënjimit. Në Hagë të duket sikur po zhvillohet një proces gjyqësor kozmik. “Jagot” hjeksa të Beogradit janë allasoj në Parlamentin e Prishtinës. Megjithëse e dua Evropën për dreq edhe këtu në Pashtrik më ngulen si bajoneta vargjet e Fishtës: /Moj Evropë, moj kurva e motit/. Evropa e Fishtës sikur të jetojë në epokën e skrupujve akuzon në ekstazë një familje matiane se e pati kthyer shtëpinë në një “kilinikë” për transplant organesh. E llahtarëshme. Familja matiane jeton me turshi në sofrën bujare dhe është pa “brekë në bythë”. Dik Marti i denatyruar ja kalon “jagos” së Shekspirit. Harta e gjuhës së tij me zymti puritane e overdozë negativiteti thur një intrigë të lakmueshme për metaforat planetare.
Kemi ardhur në vendin e quajtur Qafa e Mullarit në malin e Pashtrikut për të vendosur një pllakë si shenjë në kujtim të delegacionit, i cili kapërxeu malin për të shkuar në Rambuje. Drini i Bardhë ngjan i zymtë dhe mjegulla mbi të si një qefin i madh. Motivi i mundimit flet vet. Delegatët e Rambujesë qysh moti i njihnin fragmentet biblike të bujtinave e të legjendave me yje e hyjni, muranat, udhët e Pashtrikut, shtigjet e erërave, llojet e shpendëve, lulet dhe drurët, fijet e barit, myshqet, sinorët e skifterve, ciflat dhe coprat e ndriçimit të hënës, orët e shkëmbinjve dhe motin kur plaket kënga e shqiponjës. Ata e dallonin në mes të ciklonit kuisjen e ujkut dhe kakaritjen e korbit. E dinin se kur vjen bora si mysafire dhe kur orteku mbi Liqenin e Opojës në trajtë ylli zë krimba në muajin gusht. Në shkrepat e malit nuk ka natë. Pashtriku është misterioz e gati – gati marsian. Gjatë masakrës së madhe drenicasit aty gjetën “vilat” e tyre. Djemtë për në Rambuje i shoqëronin nëpër mal zanat dhe vitat. Pashtriku të mbronte. Aty të ikte ankthi. Mali ka udhërrëfyesit e tij misterioz. Nëse ndodhesh në buzë të greminës një zë të paralajmëron që të ndalosh. Për shpendin e korbës në Pashtrik njeriu ngjiz tjetër mendim. Nëse ti je i etur korba që ke përpara në bredh futet në guvat me ujë e del andej e lagur. Të ndjell që ti si udhëtar gjithashtu të futesh në guvën e thellë e të pish ujë. Në këtë mal të shenjtë nuk shkon kënga :- “O ju korba mos më hani……Vërshëllima e cjapit të egër me një kompleksitet tingujsh është violina e mirëseardhjes. Nëse nuk kishe bukë aty gjëje vezë thëllëzash e mish të kafshëve të egra. Në shkëmb gjëje akulloren prej bore. Në monopate lajthia zë lajthinë. Edhe natën që delegacioni i Rambujesë e gdhiu në Qafën e Mullarit ata e treguan histrinë e shpendit të lashtë. Legjenda thotë se dikur një shpend me një njeri të mirë në kthetra lëshoi tri pika gjaku. Në malin e Shkelzenit, Pashtrikut e Gjallicës. Qysh atëherë në këto tri maja malesh shkojnë e dhe falen mijëra njerëz. Rambujeasit atë natë kujtuan Bajram Currin. Edhe Bajram Curri e ka kaluar malin e Pashtrikut. 700 metra më poshtë në fshatin Vlahën të Hasit tek kulla e Bajraktarit, ku plaku i maleve qëndronte me muaj hasianët thonë se ai i shkroi dhe i dërgoi letër Leninit. Mbi Vlahën është dhe Shkëmbi i Bajram Currit, ku baca i shkroi Leninit. Për këtë ngjarje poeti Dritëro Agolli do të shkruante një fragment poeme. /Hazreti Lenin/ /Hazreti Lenin/ /Nga malet – shëndet/ /Nga bjeshkët – shëndet/ /Një plak me kobure në dorë të flet/. Plaku i maleve i shkruante Leninit nga ky mal. Kurse delegatët nga Prishtina, ndryshe nga adresa e letrës për tek Lenini, do të udhëtonin për në Rambuje të Francës. Ky ka qenë fati i Shqipërisë dhe i Kosovës. Në krahun tjetër të Pashtrikut është vrarë nga serbët në fshatin Zym në vitin 1929 Shtjefën Gjeçovi, historian, entnograf, arkeolog dhe shkrimtar. Mbahet mend për shumë vepra të mëdha. Në vitin 1920 mori pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës. Kështu ka qenë jeta e “krushqve” për të mbrojtur fatin e Shqipërisë. Po në fshatin Zym Isa Boletini me 400 trimat piu kafe kur shkoi në Vlorë për të shpallur pavarësinë me Ismail Qemalin. Skenarët e udhëtimeve të delegacioneve janë autentik deri në rrasht. Edhe Avdyl Frashëri udhën për në Prizren e ka barë rrëzë malit të Pashtrikut.
Në Kosovë e thonë shpesh se delegacionet për në Vlorë dhe Rambuje kaluan nëpër vaun e malit të Pashtrikut. Si është e mundur i pyes? Vahet ngrihen mbi lumenj. Por fati e ka kërkuar që mali i Pashtrikut të krahasohet me lumin. Le të jetë Pashtriku 2200 metra. Dobia për njeriun e quan malin “va”. Kjo ndodh edhe për faktin se për ta kaluar këtë “va” është derdhur gjak. Nuk i ndaj sytë nga Drini i Bardhë. Pas majës mbi Qafën e Mullarit është “vëllai” i tij Drini i Zi. Më duhet të shënoj një motiv që ma kujtoj gjakovari, biznesmeni Bastri Ruka. Në Gjakovë Bastriu më tha një gjë që më mallëngjeu. Mote më parë ai kishte qenë me atin e tij në Strugë. Kur po ecnin anës Drinit të Zi pikërisht aty ku Drini mer udhën për në Shqipëri babi i Bastri Rukës kishte zbritur në një rrëpirë në të tatëpjetën e lumit. Bastriu qe trembur. I druhej shkarjes së të atit dhe mbytjes në Drnin e Zi. Bastri Ruka habitet kur shikon të atin. Ai kishte zgjatur krahun dhe kishte hequr një dërrsë në formën e lopatës. E hoqa dërrasën nga çurka e lumit i kishte thënë ai të birit, që ajo të mos pengojë asnjë pikë ujë. I gjithë Drini të gurgulloj për në Liqenin e Fierzës.
Kur je në malin e Pashtrikut dhe vështron hapsirën që prej Prizrenit, në Gjakovë e Rahovec vendi të ngjan si një libër i madh dhe për ata që shkuan në Rambuje Pashtriku e Drini i Bardhë mbetet Itaka. Shfletimi i këtij libri është i pamundur. Por në këtë gjeografi të bekuar janë bërë shumë bëma e gjëma nga serbët. Ua kam treguar miqësisht të huajve dhe ata ngrenë sytë të mahnitur. Ka një ngjarje që i çan me dysh shkëmbinjtë e Pashtrikut. Tek Gropat e Kusive mbi Krushën e Vogël tre fëmijë të vegjël kishin mbetur pa prindër. Në një rudinë me gorrica fëmijët e uritur pa hanin gjethet e lules ANGULIQE. Ishin pa bukë. Pas masakrës së përgjakëshme kishin kaluar milicët serb dhe kishin hapur zjarr mbi fëmijët, që po ushqeheshin me lulen anguliqe. Dy nga fëmijët kishin vdekur. Shpëtoi i treti. Ai kishte treguar se ç’kishte ngjarë. Pak kohë kam që e kam dëgjuar këtë llahtari të serbve. Unë nuk e njoh lulen me emrin Anguliqe. Për herë të parë e dëgjoj se kjo lule hahet dhe nuk të helmon. Unë jam rritur anës Vjosës me lloj – lloj kërpurdhash. I kam ngrënë. Por kurrë nuk kisha dëgjuar se paska dhe lule si kjo anguliqeja që rritet anës Drinit të Bardhë dhe me të mundet të rrosh. Nëpër Pashtrik nuk e ndesha ketë lule sipas përshkrimit që ma bëri në Rahovec shkrimtari Qemajl Krasniqi. Po e kërkoj. Dhe me ta gjetur tek Gropa e Kusive në Krushën e Vogël do ta mar një lule anguliqe e do ta verselis në shtëpinë time në Tiranë. Dhe i mbështetur pas shkëmbit, ku është vrarë Luan Haradinaj, i them vetes me trishtim. Si mund të vriten fëmijët të cilët për të mos vdekur ushqeheshin me lulen anguliqe? Do ta gjej me doemos këtë lule. Dua ta shoh se ç’formë e ngjyrë ka. Në fjalor sigurisht që nuk është. Sikur ta kisha një pikturë të lules anguliqe si ajo që e ka pikturuar Van Gogu. Po lulja që pikturoi Van Gogu nuk është e ngrëshme. Anguliqja e Krushës së Vogël është më e çuditëshme. Mund ta hash si çekollatë. Minirrëfimet për lulen anguliqe gurgullojnë si valët e Drinit.
Mjafton të lexosh ditarin që ka mbajtur Marte Prekpalaj prej Krushës së Vogël në mes të qametit dhe befasisht bëhesh gur. Janë shënime që një grua e thjeshtë në mes të plumbave ka parë me sytë e saj dhe i hodhi në letër ato çfarë ndodhën më 26 mars 1999 në të dy krushat. Fëmijë si Egzon Bobaj 9 vjeç, që nëna nuk e varrosi dot se nuk e lejuan milicët. Egzonin e mbuluan në udhë me gjethe erërat e malit të Sharrit. Por në ditar do të lexosh dhe për gratë që janë përdhunuar në grup. Udbashë që vrisnin dhe grabisnin. Një milic mbush një çantë me koka burrash të prera midis të cilëve dhe koka e vëllait të Ukshin Hotit, e Rakipit. Askush nuk e mori vesh se ku i çoi milici serb kokat e prera të meshkujve të Krushës. Marte Prekpalaj shkruan gjithashtu se delegacionet që kapërxejnë Pashtrikun kalojnë në udhët ku janë pyjet me lisa. Lisat u japin fuqi.
A do të ketë paqe ndonjëherë me serbët? E zorshme. Kur dielli mer udhën për në perëndim rrezet i përcjellin hijet prej bjeshkëve të Serbisë në vatanet e kosovarëve. Malësorët nuk e durojnë dot as hijen e bjeshkës së Serbisë. Edhe hija ju duket si kapotë ushtarake e milicit serb. – Siç jam i mbështetur pas shkëmbit dhe po shfletoj faktet e gjenocidit serb sytë i hedh në Rrafshin e Dukagjinit, në Drenicë e në bjeshkët e Sharrit. Kur i përfytyroj heronjtë që dergjen kot së koti në Hagë më zihet fryma. Në fushat anës Drinit dhe në bjeshkë janë mbjellë miliona mina. Toka është e trazuar me brumin e urianiumit. Fëmijët në Gjakovë, Rahovec, Pejë, Prizren, Istog, Skënderaj, Malishevë, Klinë, Gllogovc e Suharekë lindin të gjymtuar e me të meta mendore. Bujqit kosovarë kur plugojnë tokat zbulojnë trupa të vrarësh. Nëpër bjeshkë lëvizin malësor me një këmbë e me një dorë. Nga analizat e miellit të grurit dhe të misrit del se ai ka në përbërjen e tij përqindje urianiumi dhe baruti. Edhe qumështi i lopëve, i dhive dhe i deleve nuk është i pastër. Nëpër laborator shfaqen pika të zeza. Edhe krojet dhe ujvarat janë të ndotura. Në ujërat e Drinit të Bardhë nuk lahesh dot se trupi të mbushet me ca puçra sa kokrra e gorricës. Pas luftës mollët e kuqe çelin në ngjyrën e plumbit. Befasisht në bjeshkë e në lugje shpërthejnë zjarre. Kjo vjen se në varret masive fosfori në kontakt me oksigjenin lëshon shkëndija dhe ndizen zjarre. Fenomeni më i çuditshëm është ai që po ndodh me rrufetë. Dhe një re e zezë të ngrihet mbi malin e Sharrit rrufetë do të fluturojnë si të komanduara me aparatet në artilerinë e rëndë. Rrufetë shkarkojnë, jo vetëm nga lart poshtë, por ato lëvizin dhe në vijë të drejtë. Ulen aty ku toka është e mbushur me predha. Kur prishet moti pylli i rrufeve merr flakë. Njerëzit nuk lëvizin në monopate e në bjeshkë. Rrufetë bien si flokë bore. Studjues të anatomisë së tokës më thonë se pas luftës me serbët nuk dalin më milingonat. Të merr malli të shikosh një “vatër” me dhe të lëruar nga urithët. Shqiponjat dhe gjeraqinat fluturojnë mbi Drenicë e kërkojnë foletë që ua dogji artileria serbe. Nuk ka më ujqër, çakenj, derra të egër dhe dhelpëra. Në Drenicën e Pashës malësorët kanë parë një ulkonjë me tre kokë. Nuk kishte ndodhur. Pëllumbat e egër të Rafshit të Dukagjinit nuk fluturojnë për në Serbi. As dallëndyshet nuk shkojnë që t’i ndërtojnë foletë në shkëmbinjtë e Serbisë. Arinjtë e Pashtrikut janë në depresion. Hidhen nga majat e shkëmbinjëve në valët e ftohta të Drinit të Bardhë, i cili sjell nga Istogu “kodra” me akuj si të jenë anije me vela. Kuisin dhe vetëm në ujërat e ftohta të Drinit qetësohen. Nëpër teritoret ku kanë qenë disllokuar forcat ushtarake serbe dhe milicia janë shtuar gjarpërinjtë. Vërshëllejnë dhe kafshojnë njëri – tjetrin. Ka shumë pyje dhe korie, që në pranverë sa i lëshojnë gjethet, ato pas disa ditësh zverdhen dhe bien në tokë. Pyjet zhvishen e ngjanë si varreza. Për habinë e të gjithëve kuajt hingëllijnë po të shikojnë ndonjë copë hekur në udhë. I shqyejnë me dhëmbë patkonjtë e tyre. Në të gjitha ato vende ku serbët kanë zbrazur predha artilerie toka vazhdon të dridhet sikut të bjer tërmet. I zoti i fushës tek lëron tokën mbetet pa mend kur përpara syve lisi i madh sa një gjysëm shkëmbi futet thellë në tokë sikur të ishtë fantazmë. E tërheqin predhat që janë thellë në tokë e shpërthejnë vetvetiu. Shumë emigrant kur kthehen nga mërgimi nuk i dallojnë dot arat dhe bjeshkët. As udhët. Në të dy Krushat janë vrarë, rrëmbyer, e më pas janë zhdukur rreth 70 përqind e meshkujve nga mosha 13 vjeçare e deri në moshën 77 vjeçare. Disa familje kanë humbur nga 1 deri në 9 anëtar. E gjithë kjo masakër e hatashme ka ndodhur më 26 mars të vitit 1999. Por edhe më vonë vrasjet si stuhitë nuk kanë pushuar.
Lajmet nga Tribunali i Hagës janë të dhimbëshme. Jakup Krasinqi është futur në grevë urie. Krasniqin nuk e kam dashur sa këtë rradhë. Miqtë nga Rahoveci më thonë në celular se do të ketë dhe arrestime të tjera. Mbi 100. Po mua a do të më arrestojnë i them vetes me sytë nga faqja shkëmbore, ku do të ngjisim pllakën përkujtimore? Unë kam shkruar një libër për maminë e fshatit Bregdri me titull “Gjenocidi i mamisë së Drinit të Bardhë”. Mamia plakë e Bregdrinit gjatë luftës dështoi qindra vajza dhe gra, të cilat i kishin përdhunuar serbët me forcë. Ato kishin mbetur shtatëzana midis tyre dhe një vajzë 11 vjeçe. Mamia nga Bregdrini ua hiqte foshnjat dhe i flakte nga shkëmbi në ujërat e turbullta të Drinit të Bardhë. Bëhet fjalë për qindra raste. Pas luftës serbët kur e kanë marë vesh e kanë quajtur gjenocid. Unë e kam thënë me zë të bubullimtë. Mamia e Bregdrinit është një heroinë. Ajo ka bërë mirë që “dobiçrit” e milicisë serbe i ka hedhur nga shkëmbi në lumin e Drinit të Bardhë. “Dobiçrit” nuk kishin gjak kosovari. Por ka vajza dhe gra që kanë lindur fëmijë me prindër ish ushtarakët e Millosheviçit. Dhe ata fëmijë që kanë lindur djem janë “pronar” në tokat e Kosovës. Këtë e dinë mirë ato vajza dhe gra që i kanë lindur. Por dhe ata burra që mbetën të gjallë gjatë masakrës së tmerrëshme. Veprimin e mamisë së Bregdrinit unë as tani nuk e quaj gjenocid, por një veprim të mirëmenduar. Mamia ka mbrojtur racën e kosovrëve. Le t’i vazhdoj hetimet prokurori i Tribunalit të Hagës për këtë lloj gjenocidi. Lëviz nëpër livadh dhe përsëris vargun e Hamletit: – “Të rrosh a të mos rrosh, – kjo është çështja”!
Në mënyrë të veçantë vejushat e Kosovës mbajnë mbi vete drama të llahtarëshme. Vejushat gjurmojnë nëpër bjeshkë shpendët që i vijnë rrotull ndonjë kreshte malore. Ato dyshojnë se aty ku ka shpend gjenden varre. Një gjë të dhimbëshme e pashë me sy. Tek vendi i quajtur Lëmi i Lutfi Ramadanit disa gra mallkonin mëllënjat. Shpendi i pafajshëm kishte bërë me glasa një gropë të mbuluar me bar të egër. Aty gratë dyshonin se mund të ishte varr. Thuhej se mund të ishte koka që nuk u gjet kurrë e Rakip Hotit. Dhe gratë me fshesë fshinin glasat dhe trembnin mëllënjat dhe zogjtë e tjerë. Dhimbja u kishte shkuar në kockë. Por flitet dhe për një marrëzinë e një milici, i cili zbrazi kamionin me kufoma në Drinin e Bardhë. Pasi kufomat të gjallë e të vdekur ranë në ujërat e turbullta milici me një shishe rakie në dorë hipi mbi një shkëmb. Pinte dhe këndonte. Poshtë këmbëve të tij ulërinin krushasit, të cilët ende nuk kishin vdekur nga plagët e plumbave. Thuhet se në breg të lumit u ndodh një bari që e pa të gjithë skenën. Bariu që e pa lemerinë me të dyja duart ju drejtua zotit dhe thirri: Hidhe o zot këtë zagar në lum! Dhe për çudi milicin serb e zuri mallkimi. Ai ra në Drin me shishen e arkisë në dorë dhe nuk doli më.
Liria që erdhi me dhimbje të madhe përmbysi shumë dukuri të jetës kosovare. Askush nuk gjuan peshk. Në fshatrat buzë Drinit të Bardhë nuk e gatuajnë dhe as e hanë peshkun. Nuk bëhet më plazh në brigjet e lumit. Grindesh me malësorët po të shikojnë që të shkosh për peshkim në lum, ose në liqenet malore. Tregojnë se një zymas kishte hedhur grepat në lumin e Drinit të Bardhë. Dhe një nga grepat kishte nxjer vetëm një këmbë fëmije me një çorape ku shkruhej: Berati! E mer vesh nëna nga Krusha e Madhe dhe mbrrin në bregun e lumit afër fshatit Zym. Nusja e re e njohu këmbën e djalit të këputur nga predhat. Ishte e Beratit të saj, i cili u vra nga barbarët serb.
Tjetër pamje ka tani lugina e Drinit të Bardhë. I kam rënë pashë më pashë që nga kreshtat e malit të Sharrit e deri tutje në skaj, ku shtrihen fshatrat e Serbisë dhe varret masive të Kosovës. Jam takuar me dhjetra vejusha kosovare. Midis të tjerave ato më thonë se nuk durojnë dot as gjethet e pemeve që bien në vjeshtë. Edhe kur gjethet bien në teritorin serb. Vejushave ju duket sikur gjethet rëndojnë mbi varret e të dashurvë të tyre. Një gjethe ju duket sikur peshon sa një gur mali. Kurkund nuk dëgjohet më muzikë sllave si qëmoti. Dikur disqet me këngët e Leba Brenës gjëmonin mëhallë më mëhallë. Janë flakur nga bibliotekat librat e autorëve serb me në kry nobelistin Ivo Andriqin, i cili është autor i memorandumit antishqiptar për asimilimin e tyre. Nuk gjen më portrete të Titos, as piktura, as harta dhe as kostume të modës serbe. Në kafenenë e vëllait të Ukshin Hotit, Afrimit, tek rrethrrutullimi i Krushës së Madhe kur dikush tha “mirmëngjes” serbisht filloi grindja. Urrejtja ndaj serbve është aq e madhe sa në dasmat kosovare bëhet gjëma po të hiqet një valle sllave. Gjithashtu asnjë gatim serb nuk lejohet në kuzhinat e kosovarëve. Ç’bëhet kështu i them vetes? Por kosovarët kanë të drejtë. Në librat e autorëve shqiptar të Prizrenit, të Rahovecit, Gjakovës, Skënderajt e deri në Prizren e Mitrovicë edhe sot lexohet fjalia “bashkëfshatarët tanë serb”, bile e gjen dhe tek libri “Fshati i vrarë” i Agron Limanit dhe i Qemajl Krasniqit. Sa shpirtëmirë që ishin shqiptarët e Kosovës. I quanin dhe “bashkëfshatar”. Dhe ujqërit e Serbisë i vranë komshinjtë e tyre, të cilët një jetë i mbajtën me bukë në tokat e tyre. Më le pa mend togfjalëshi “bashkëfshatarët tanë”, i cili shkruhet aty këtu nëpër libra edhe sot. E vras mëndjen shumë. Si mund të jenë krushas bujqërit serb të cilëve nuk u dihet origjina nga Serbia. Pushtimi i gjatë serb i ka bërë kosovarët që ta ulin kokën dhe t’i përshtaten dramës. T’u thonë “vëllezër” dhe serbëve. Kjo ndofta lidhet dhe me shpirtin bujar të shqiptarëve të Kosovës. Këtë e thotë dhe mjeku kirurg nga Prizreni Hidajet Lutfiu. Kirurgu i njohur pas maskrës së 26 marsit 1999 kishte qenë i detyruar t’u bënte autopsinë 920 kufomave, që i kishte sjell milicia në morgun e Prizrenit. Kirurgu thotë një gjë që na çuditi. Një ditë pas maskrës së tmerrëshme mbrrin dhe një makinë tjetër me kufoma, por jo nga dy Krushat. Të gjitha kufomat ngjanin si të sharruar. Tek po vazhdoja punën profesionale për të bërë autopsitë pashë një djal të ri serb, i cili ishte ende gjallë. E mjekova dhe me një mikun tim e përcolla për mjekim në spitalin e Prizrenit. Nuk e lashë që të vdiste. Ne shqiptarët e Kosovës jemi human shton mjeku Hidajet Lutfiu.
Nëpër oda e në takime me studentët tregohen çudira për këngët e gjata që dikur donin një javë për tu kënduar. Motivet janë vajzat dhe nuset e rrëmbyera nga milicët serb. Por në poemat e gjata si udhët e malit të Pashtrikut bëhet fjalë për trimat kosovar, që në kërkim të motrave të tyre nuk u kthyen kurrë. Ikën nga 18 vjeç e disa janë nga 80 vjeç në burgjet e Beogradit. Tregimtarët i lidhin ngjarjet me të mallkuarit serb dhe me paralajmërimet që u kanë bërë mali, hëna, dielli, agimet, mjegulla dhe stuhitë. Tregojnë se më 26 mars 1999 përballë Krushës së Vogël, mbi vorrezat e fshatit, qysh herët në mëngjes u shfaq një re e murrme si perde e ndonjë skene. Ishte me dy kokë. Kishte formën e ujkut. Nuk vonoi dhe milicët serb e kthyen fshatin në një thertore. Kam pyetur qindra vejusha në të dy krushat për të mësuar dramat, të cilat ato i panë me sytë e tyre. Çfarë nuk më kanë treguar! Që të gjitha janë gati të shkojnë e të dëshmojnë në Hagë. Të rrinë jashtë e të ndezin zjarre përpara dyerve të burgut, ku vuajnë padrejtësisht komandanët e UÇK -së. Kam shënuar nëpër blloqe me dhjetra e qindra drama e tragjedi. Si mund të ndodh që njëzetë gra të Krushës së Madhe të përudhnohen në avllinë e një kulle në sytë e burrave të lidhur me zinxhir. As ushtria e Hitlerit nuk ka vepruar kështu. Në mes të shumë dramave shënova dhe atë të shpendit të qyqes. Gratë krushiote më thanë se është shumfishuar zogu i qyqes. Në vaktin e tyre në prill e në maj në lisat dhe gorricat e bjeshkës këndojnë e vajtojnë qindra qyqe. Kuku! Kuku! Kuku! Gratë, por dhe burrat që kanë mbetur nuk e shpjegojnë dot këtë dukuri pas gjëmës së madhe. Ndofta shpendi i qyqes si në balada kërkon vëllezërit e vrarë nga serbët. Dhe vejushat e Krushës i dëgjojnë e heqin në zemër për të gjitha ato që kanë ngjarë. Më ka mahnitur ky motiv. Dhe mu kujtua poezia: “Orakulli i pranverës” i Gëtes: I Kam në mendje vargjet: /Kukëzë, zog profetik/ /Më dëgjo, dëgjo një çikë!…./Thirrma jote ku, ku, ku, ku!/ /Dhe gjithnjë ku, ku, ku!/”. Dikur në fshatin tim në Mallakastër burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, bile dhe fëmijët e vegjël me të dëgjuar këngën e qyqes linin çdo punë dhe hiqnin këpucët. Të dyja këmbët i vinin mbi pllaka guri dhe e dëgjonin me vëmendje këngën dhe vajin e qyqes. Ishte një rit pagan i trashëguar që mua më linte pa mend.
Kërkoj nëpër livadh hi nga ai i zjarrit që e ndezën dikur delegatët e Rambujesë, por e kuptoj që ky është një harbim poetik. Hipi mbi një shkëmb dhe vështroj Prizrenin, Gjakovën, Rahovecin dhe nga krahu ku është vrarë nga serbët Luan Haradinaj syri m’i fikson Hasin, Tropojën, Kukësin, Pukën dhe në horizont mjegullën, ku mbulohet deti e ku ëndërronte të ngrinte në Shëngjin një portë Kral Nikolla i Serbisë. Shoqëruesi nga Zymi më thotë se në këtë qafë ka kaluar vet Kral Nikolla për tu ngjitur në majën e Pashtrikut. Kral Nikollën e Serbisë e kishin hipur mbi një dhomë ku ishte shtrati i mbuluar me kapak të florinjtë. Ai ka qëndruar një javë në vendin e shenjtë të Pashtrikut. Kosovarët dhe hasianët e dinin se ai ishte pushtues. E shoqëronte ushtria. Tani e tregojnë si legjendë. Dhe asgjë tjetër. Ndryshe e kanë përjetuar vendasit ngjitjen e Sulejman Vokshit për në majën e shenjtë të Pashtrikut. Për të këndohet kënga: /Sulejman Vokshi ka hipur në thep/ /Bash si zana po pisket/ /Po pisket si zanë Pashtriki/ /Unë Gjakovën se koriti/. Por këngë janë ngritur dhe për Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi e për trimat e tjerë të UÇK -së. Tani legjendat janë në Hagë. Po ç’krime kanë bërë? Asnjë krim. Vetëm kanë çliruar Kosovën nga okupatori serb. Për këtë “krim” do të dënohen? Kurrë. Vetëm në u bëftë qameti. Siç i kam vënë shpatullat shkëmbit shfletoj bllokun ku kam shënuar krimet e teroristëve serb gjatë vitit 1999. Lista është e madhe. 207 burra janë vrarë në Krushën e Madhe. Lista me emrat e tyre është botuar. Këtë rradhë po rreshtojmë emrat e masakruar në Krushën e Vogël fiks në datën 26 mars 1999. Janë plot njëqind e dhjetë vetë. Ja dhe emrat. Isni Elez Rashkaj, Nazmi Elez Rashkaj, Demir Nazmi Rashkaj, Kadri Nazmi Rashkaj, Refik Sadik Rashkaj, Ahmet Manush Berisha,Ramadan Jup Ramadani, Sabit Hysen Ramadani, Liman Hazer Limani, Avdyl Liman Limani, Nebi Hazer Limani, Luan Nebih Limnai, Adem Isuf Asllani, Asim Adem Asllani, Feim Adem Asllani, Muharrem Isuf Asllani, Nusret Muharrem Asllani, Nexhat Muharrem Asllani, Murat Bajram Ramadani, Salajdin Murat Ramadani, Afrim Lutfi Ramadani, Bajram Lutfi Ramadani, Shani Mahmut Hajdari, Halil Mahmut Hajdari, Hysni Mahmut Hajdari, Hysni Halil Hajdari, Qamil Mahmut Hajdari, Zenun Qamil Hajadri, Sait Mahmut Hajdari, Abaz Abedin Hajdari, Abedin Abaz Hajdari, Halim Abaz Hajdari, Salajdin Halim Hajdari, Nazim Halim Hajdari, Rasim Halim Hajdari, Vesel Halim Hajdari, Mursel Halim Hajdari, Bali Abvdyl Avdyli, Enver Bali Avdyli, Avdi Bajram Batusha, Enver Avdi Batusha, Visar Avdi Batusha, Asllan Islam Batusha, Syl Sadik Batusha, Bekim Syl Batusha, Muharrem Dervish Batusha, Beqir Dervish Batusha, Njazi Beqir Batusha, Zaim Qazim Batusha, Feim Zaim Batusha, Mërgim Zaim Batusha, Ahmet Qazim Batusha, Burim Ahmet Batusha, Lirim Ahmet Batusha, Milaim Qazim Batusha, Haxhi Rasim Batusha, Sejdi Mehmet Batusha, Amrush Sejdi Batusha, Osman Mehmet Batusha, Skyfer Osman Batusha, Hysen Magjum Zylfiu, Nazim Hysen Zylfiu, Afrim Hysen Zylfiu, Hamdi Dalip Zylfiu, Hamit Hamdi Zylfiu, Halim Haxhi Zylfiu, Xhelal Halim Zylfiu, Nikoll Shyt Prenkaj, Nue Shyt Prenkaj, Sejdi Haxhi Emrullahu, Nuredin Qazim Shehu, Sefer Nuredin Shehu, Fadil Nuredin Shehu, Xhafer Nuredin Shehu, Vesel Fadil Shehu, Visar Fadil Shehu, Adnan Sefer Shehu, Ajvaz Nuredin Shehu, Xhelal Sefer Shehu, Ismail Arif Shehu, Arif Ismail Shehu, Ismet Ibrahim Shehu, Mentor Ismet Shehu, Haxhi Avdyl Shehu, Arben Sadik Shehu, Destan Haki Shehu, Shefqet Destan Shehu, Aziz Haki Shehu, Sami Haziz Shehu, Selami Haziz Shehu, Miftar Haki Shehu, Nehat Miftar Shehu, Mehmet Miftar Shehu, Shani Qamil Shehu, Veli Qamil Shehu, Sali Shyqyri Shehu, Sahit Sali Shehu, Reshat Shyqyri Shehu, Bekim Reshat Shehu, Dervish Shyqyri Shehu, Raif Shyqyri Shehu, Nexhat Shyqyri Shehu, Xhavit Sali Shehu, Driton Sali Shehu, Nait Sali Shehu, Kujtim Reshat Sheu, Burim Refat Shehu, Flamur Reshat Sheu, Sinan Faik Shehu, Muhamet Ajet Emrullahu.
Nxjerr nga çanta dhe një bllok tjetër. Kam emrat e grave të Krushës së Vogël, të cilat humbën njerëzit e tyre të dashur. Le t’i kenë heronjtë e UÇK -së Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët i mbajnë padrejtësisht të izoluar në Hagë. Ja lista me pamjen e saj të zezë: -1)Nexhmije Hajdari ka humbur pesë djem. 2)Aishe Shehu, bashkëshortin dhe katër djem. 3)Qerime Asllani, bashkëshortin dhe dy djemtë. 4)Mejdie Shehu, bashkëshortin dhe dy djemtë. 5)Hatixhe Asllani, bashkshortin dhe tre djemtë. 6)Xhyferie Limani, bashkëshortin dhe djalin.7)Kimete Limani, bashkëshortin dhe djalin. 8)Shukrie Limani, bashkëshortin. 9)Vjollca Asllani, bashkëshortin. 10) Miserete Asllani, bashkëshortin. 11)Zyra Asllani, bashkëshortin. 12)Sofije Rashkaj, djalin. 13)Zahrije Rashkaj, bashkëshortin dhe dy djemtë. 14)Lumturie Asllani, bashkëshortin. 15)Edbie Shehu, bashkëshortin. 16)Xhyferie Shehu, bashkëshortin.17)Hanëmshahe Batusha, tre djem dhe pesë nipa. 18)Hyrishahe(Sefer) Shehu, bashkëshortin dhe dy djemtë. 19)Nurie Rashkaj, bashkëshortin. 20)Fatime Shehu, bashkëshortin dhe dy djemtë. 21)Myvedete Shehu, bashkëshortin. 22)Serbeze Shehu, bashkëshortin. 23)Merita Shehu, bashkëshortin. 24)Lirie Shehu, bashkëshortin. 25)Resmije Shehu, bashkëshortin. 26)Nesibie Shehu, bashkëshortin. 27)Vjollca Sheu, bashkëshortin. 28)Miserete Ramadani, bashkëshortin. 29)Miradije Ramadani, dy djemtë. 30)Xhyferie Ramadani, bashkëshortin dhe djalin. 31)ZylfieBatusha, bashkëshortin dhe djalin. 32)Afërdita Ramadani, bashkëshortin. 33)Hajrie Shehu, bashkëshortin. 34) Sakibe Berisha, bashkëshortin dhe djalin. 35)Havnije Hajdari, bashkëshortin. 36)Selvete Hajdari, bashkëshortin. 37)Shkurte Hajdari, bashkëshortin. 38)Drita Hajdari, bashkëshortin. 39)Sadije Hajdari, bashkëshortin dhe djalin. 40)Fetije Hajdari, bashkëshortin. 41)Zamire Hajdari, bashkëshortin. 42)Hidajete Hajdari, bashkëshortin dhe djalin. 43)Qelebie Hajdari, bashkëshortin dhe djalin. 44)Shkurte Hajdari, bashkëshortin. 45)Akile Zylfiu, bashkëshortin. 46)Fiqerie Zylfiu, bashkëshortin dhe vjehrrin. 47)Drita Batusha, bashkëshortin dhe vjehrrin. 48)Vezire Batusha, bashkëshortin dhe dy djemtë. 49)Atije Shehu, bashkëshortin dhe tre djemtë. 50)Akile Batusha, bashkëshortin dhe dy djemtë. 51)Shemsie Batusha, bashkëshortin. 52)Hyrmete Batusha, bashkëshortin. 53) Zahrije Batusha, bashkëshortin. 54)Letafete Batusha, dy djemtë dhe dy nipa. 55)Nexhmije Batusha, bashkëshortin dhe dy djemtë. 56)Xhylije Batusha, bashkëshortin. 57)Burbuqe Batusha, bashkëshortin. 58)Xhylferie Batusha, bashkëshortin dhe djalin.59)Lumnije Ramadani, bashkëshortin. 60)Nazmije Ramdani, bashkëshortin dhe djalin. 61)Elfete Ramadani, bashkëshortin. 62)Kade Ramadani, bashkëshortin. 63)Roze Prenkaj, bashkëshortin. 64)Zoje Prenkaj, bashkëshortin. 65)Shukrie Shehu, bashkëshortin. 66)Sanije Shehu, bashkëshortin. 67)Flurie Shehu, bashkëshortin. 68)Fiqerie Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 69)Luljeta Shehu, bashkëshortin. 70)Naxhije Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 71)Naxhije Shehu, djalin. 72)Hana Emrullahu, bashkëshortin dhe djalin. 73)Ziza Zylfiu, bashkëshortin dhe djalin. 74)Rrahime Zylfiu, bashëkshortin. 75) Zylfie Zylfiu, bashkëshortin dhe djalin. 76)Sabrie Batusha, bashkëshortin dhe djalin. 77) Zylfie Batusha, bashkëshortin. 78)Violeta Krasniqi, bashkëshortin dhe vjehrrin. 79)Azize Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 80) Zepa Shehu, bashkëshortin dhe djalin. 81)Hyrishahe(Sadik)Shehu, djalin. 82)Lavdie Shehu, bashkëshortin. 83)Fetie Shehu, djalin. 84)Xhyzidie Batusha, djalin. 85)Hidajete Asllani, bashkëshortin. 86)Behare Shehu, bashkëshortin. 87)Nexhmije Shehu, bashkëshortin. 88)Remzie Batusha, bashkëshortin.
Unë e pata biseduar me miqtë e mi që pikërisht aty ku është vrarë Luan Haradinaj dhe kapërxeu Pashtrikun për në Rambuje Hashim Thaçi me delegatët të motojmë në shkëmb një gur si va kalimi, ku të shkruhet: – “Në këtë qafë ujqërish kaloi për në Rambuje delegacioni i Kosovës”. Dhe këtë do ta bëjmë. Por në shpirt më buçiti një ciklon i egër. Më dukej sikur pishat e bukura dhe bredhat do të shkuleshin. Gjëmat e shkaktuara nga serbët në Kosovë po t’i rreshtojmë si numëror topi do ta rrethonin Kosovën disa herë. Këtë e dinë mirë edhe në Hagë. Por në këtë shtegëtim pas gjurmëve të delegatëve për në Rambuje unë po i ngjesh si fije bari vetëm ca bjeshkë e ca rudina. Tek ky livadh që e thërrasin Livadhi i Luanit, ku delegatët gdhinë një natë në “zverkun” e Pashtrikut(Qafa e Mullarit ngjan me “zverkun” e një kali) shoqëruesi nga Zymi më tregon se mbi Livadhin e Luanit në një rrëzë shkëmbore të mbrojtur nga erërat është një vreshtë i vogël me qershi. Tregojnë se një natë para se serbët ta vrisnin Shtjefën Gjeçovin në Zym ai kishte marë në Kryezi të Pukës një qeskë me fara qershie, të cilat i kishte hedhur si farë gruri në rrëzën e shkëmbit të mbrojtur nga erërat. Të nesërmen Gjeçovi u vra. Por bërthamat e qershive hodhën rrënjë dhe krijuan një pyll të vogël. Bjeshkëtarët i quajnë “Qershitë e Gjeçovit”.
Përballë livadhit ku si një i dehur kërkoj thëngjinj zjarri nga ata që ndezën anëtarët e delegacionit për në Rambuje është një shkëmb në formën e një pallati me disa kate. Dhe në Kosovë është një dosje sa shkëmbi mbi të cilin fluturojnë pëllumbat e egër. Ja, kaq e madhe është dosja e Rankoviçit. Mbi “Shtëpinë e Verës” në Rahovec në vitet 60 -të Rankoviçi ka pasur vilën dhe gjithashtu haremin e tij me emër. Krimet e Rankoviçit janë monstruoze. Udbashët bridhnin me kuaj qytet më qytet, fshat më fshat dhe rrëmbenin femrat më të bukura. Kam vite që i gjurmoj krimet e Rankoviçit. Por një pasqyrë më të plot ma dha “djali” i Rankoviçit, që ende jetonte në fshatin me popullsi serbe Hoça e Madhe. “Djali” i Rankoviçit qe lindur prej një femre yll prej Krushës së Madhe, të cilën e mbante në haremin e tij Rankoviçi. Ylli apo siç e thërrisnin “Hëna e Pashtrikut”nuk qe martuar kurrë. Kur i biri i Rankoviçit qe rritur e bërë burrë “Hëna e Pashtrikut” ja kishte thënë të birit se ai kishte për baba Rankoviçin. Pas rënies së Rankoviçit ajo me të birin kishin jetuar me të keq në qytetin e Rahovecit. E takova “djalin” e Rankoviçit dhe ai më tregoj ca thërrime, të cilat ja kishte treguar e ëma. Ai i kishte kaluar të nëntëdhjetat. Në haremin e Rankoviçit ka pasur mbi njëqind femra të bukura nga e gjithë Kosova. Shumë prej tyre pasi Rankoviçi i shtrydhte si limoni i vriste dhe i varroste në pyllin mbi malin e Rahovecit. Shumë fëmijë që lindën në këtë harem përfunduan në Beograd. Kur ndonjë kosovar vinte afër haremit dhe kërkonte vajzën apo gruan e digjnin të gjallë. “Djali” i Rankoviçit më tha gjithashtu se kosovarët me sedër nuk i tregojnë plagët. Në shumë fshatra vazhdon raca e Rankoviçit dhe e UDB -së. Pas luftës së madhe “djali” i Rankoviçit kishte përfundur në fshatin Hoçë e Madhe, ku jetojnë për dreq serbët e qëmotit. Ai njihej në Rahovec si “delja e zezë”. Kur u ndamë më tha se udabshët i kanë regjistrat me adresa të sakta të fëmijëve të lindur me baballar serb. Kanë emrat e femrave që i lanë shtëtzëna më forcë. Janë të shënuar fshatrart dhe qytetet, ku kanë jetuar këto femra, të cilat i rritën fëmijët me baballar serb. Gjithashtu kanë numërat e telefonave dhe akoma më e dhimbëshme është se ndonjë nga gratë e përdhunuara marin dhe tani eurot që ua dërgojnë nën dorë ish milicët nga Beogradi. Edhe Zeljko Razanatoviç (Arkani) u përpoq që ta imitonte idhullin e tij Rankoviçin. E ngriti një harem të vogël në hotel “Pashtriku” në Gjakovë. Por topat e UÇK -së ja kthyen patkonjtë nga dielli. Sa mirë do të ishte që kjo dosje e Rankoviçit të studjohej në Tribunalin e Hagës. Leximi i kësaj dosjeje do të hidhte dritë mbi krimet në Kosovë në vite. Kosovarët nuk kanë bërë krime. Janë mbrojtur. E thotë dhe kënga: /Se Kosova e ka adet/ /Nga një luftë e ba çdo vjet/.
E shfletoj përsëri bllokun. I lexoj një për një krimet e ushtrisë dhe të milicisë serbe. Nuk kanë të numëruar. Filloj të fryjë erë. Sa do desha që kjo erë që mban aromë pishe të trokiste në dritaren e burgut të Hagës dhe në duart e komandantëve që po gjykohen të binin fletët, ku janë rreshtuar krimet e serbve. Era nuk i mban dot në “shpinë”. Dhe unë në fletën sa një zambak Prizreni po dërgoj vetëm disa shifra megjithëse ata i dinë shumë më mirë. Në Krushën e Madhe janë 270 meshkuj të vrarë. 81 në Celinë. 36 në Trinjë. 352 në Korenie e shifrat s’kanë të sosur. Besoj në zot se era e mori fletën dhe e përcolli për në Hagë ku unë e bekova. I hedh sytë nga te dy krushat, të cilat përballë meje lëngojnë nga krimet e serbve. Nuk qetësohem dot. Në krah të bllokut shtrijë hartën dhe ndjek me imagjinatë kamionët e ushtrisë serbe të ngarkuar me kufoma. Disa prej kamionëve qenë frigoriferik. Kufirin e kanë kaluar në Pejë. Shumë kamiona me kufoma janë varrosur në lugjet e bjeshkëve të Serbisë. Ata frigoriferikë janë shkarkuar në liqenet akullnajor të Serbisë dhe të tjerë në dallgët e lumit Danub. Thuhet po nga vetë serbët se kamion me kufoma kosovarësh të dy Krushave janë djegur në furra gëlqeresh dhe të shkrjes së hekurishteve. Nuk dua ta besoj, por një ambulancë me fëmijë katër – pesë vjeçar i kanë varrosur të gjallë. Malësorët serb kanë parë në një varr masiv dorën e një fëmije jashtë varrit. Ka tentuar që të dal nga varri. Vetë serbët janë tmerruar. Varret masive të Krushës së Madhe dhe të Krushës së Vogël ndodhen në Malin e Mokinës, në Cërrnin e Sipërm dhe të Poshtëm të qytetit Tutin në Serbi, në Novi Pazar e më në veri në qytetin serb të Rashkës. Këto i deklarojnë vetë serbët, të cilët kanë dhe krushqira të vjetra me kosovarët.
Nuk i ndaj sytë nga Mali i Mokinës i Pejës. Në një reportazh që kam shkruar kam treguar dhe rrënjët e këngës:- /Ç’asht’ ai yll e ç’asht ajo hanë?/ /Tek ai mali përmatanë/ /Nuk asht yll e nuk asht hanë/ /Por janë nana me baban/. Vejushat e Krushave dhe në të gjithë Drenicën jetimët i rritën duke mbjellë speca. Ato sa dëgjojnë një zhurmë të lehtë i hapin dritaret e shtëpive. Presin se mos trokasin të zhdukurit. Ka mbi 200 vjet që këndohet kënga: – /Ç’janë këto gjama që po i bjen era?/. Edhe pas çlirimit të Kosovës kënga nuk u harrua. Erërat e Drinit të Bardhë përsëri sjellin gjama. Fise të shuara. Kulla të bëra hi nga bombardimet. Gur të ngulur në fund të varreve pa kufoma brenda varrit. Shtatëzënat e vitit 1988 -1999 tani i kanë fëmijët nga 23 vjeç. Fëmijët u rritën me tregimet e serbve që i lanë pa prindër dhe shpesh vështrojnë bjeshkët e Serbisë, ku u janë varrosur baballarët. Rrëfimet janë ulëritëse. Babai i filanit është parë në Beograd. Dhe të tjerat janë dhe më rrënqethëse. Filani nga hotët sa e kaloi Urën e Drinit të Bardhë afër Istogut. E vëllimet me tregime stivë pas stive po ja arrijnë majës së Pashtrikut. Një skicë do të shtohet për Ukshin Hotin. Ciceroni i muzeut në Krushën e e Madhe, atin e të cilit e kanë vrarë serbët, më tha mua para se të nisesha në gjurmët e delegacionit për në Rambje se Ukshin Hotin e kanë parë natën të vijë e të pijë kafe e cigare poshtë shtatores që është ngritur për nder të tij.
Drini i Bardhë herë pas here nxjerr kufoma. Dhe Krushasit vrapojnë brigjeve të Drinit e kur s’gjejnë asgjë kthehen të dërmuar shpirtërisht në rrafshin e Drenicës e të Dukagjinit. Sikur të mos mjaftojnë dramat e zeza komandantët e UÇK -së po i gjykojnë në Hagë padrejtësisht. Sot nëpër fushat e Drenicës nuk plugon dot. Plugu nxjerr kocka të xheveshura nga varret. Dhe njerëzit përsëri vrapojnë. Në puse, guva, shpella e murana gjen kufoma të flakura. Edhe kositësit në bjeshkë poqese maja e kosës do të pengohet mes barit të egër ata e dinë se do të jetë ndonjë kockë e të zhdukurve.
Hartën që kam në dorë e kthej në drejtim të Novi Pazarit, ku siç thonë në të dy Krushat ka varre masive. Megjithëse papërcaktueshmëria është e madhe. Është vjeshtë. Koha ka mbajtur si pranverë dhe unë këpus një lule dhe e vendos aty ku është vrarë nga serbët Luan Haradinaj. Heronjtë më bëjnë krenar. Dhe siç bëj gjithnji nis të recitoj. Është një këngë e krijuar nga Arbër Xhaferi: /Edhe hëna do ta dijë/ /Edhe dielli do ta ketë pa/ /Se përqark kësaj rrokullie/ / Si Shqipëria vend nu ka/. Vazhdoj të mbush bllokun me shënime. Ka vite që dua të bëj një libër për Luan Haradinajn, por nuk u bën dy ditë bashkë. Thonë se Luan Hardinaj ka qenë një lis vigan. Nuk e bën më nëna. I hedh sytë nga maja e shënjtë e Pashtrikut dhe mërmërijë vargjet e Ulian Braunit që thotë: /Tjetër yll si ky në shofsh/ /Vdeksh, moj vdekje, më mos qofsh!/.
Kryeplaku i fshatit Krushë e Madhe Selami Hoti më tha sot në mëngjes se jemi shumë mirë me lindjet. Drenica po shtohet. Burimet e Istogut e mbushin Drinin e Bardhë. E megjithatë sytë nuk i ndaj nga malet në verilindje të Pejës. Mbi një varr masiv në përiferi të Novi Pazarit serbët mbollën fidan rrepesh. Dhe rrepet janë bërë pyll. Organet vendore të Novi Pazarit nuk të japin lejë që të gërmosh në pyllin e ri me rrepe. E dinë mirë se çfarë “thesari” fshihet aty. Po kështu në vendin e quajtur Livadhi i Arushës në veri të Rahovecit disa udbashë kanë fshehur në shpella të gjithë floririn, që ua grabitën rahovecave.
Çudia më e madhe ka ndodhur me qentë e Krushës. Gjatë masakrës së pashoqe qentë i sulmonin serbët, që po u vrisnin të zotërit e tyre. Por milicët nuk kishin kohë të merreshin me qentë. Edhe gjatë masakrës edhe më vonë qentë nuk u larguan. Ata angullinin nëpër shtëpitë e shuara. Nuk ikën. Ushqeheshin ku mundnin dhe ruanin banesat e boshatisura. Ka kohë që jetojnë në kope. Kufirin e kalojnë shpesh dhe inatin e kanë me zagarët serb, të cilët i kafshojnë dhe i ngordhin. Serbët u zënë pusi, por nuk i vrasin dot. Krushasit e moshuar e shpjegojnë me instiktin e qenve. Ditën e masakrës së madhe milicët kishin pasur me vete dhe qentë e shërbimit policor. Qentë e milicisë serbe i gjurmonin krushasit kudo që ishin fshehur dhe ua nxirnin milicve serb, që përgjonin nëpër rrugët e të dyja krushasve. Qysh atëherë qentë e Krushës u tërbuan. Në sytë e tyre të zotët kafshoheshin nga qentë serb dhe vriteshin nga milicët. Edhe kur nëpër Krushë bie ndonjë gjethe qentë lehin. Edhe ata që kanë lindur vite më vonë se masakra.
Shumë nëna nga të dy Krushat venë herë pas here tek liqeni i Opojës rrëzë malit të Pashtrikut. Një ish milic serb që ka marë pjesë në masakrën e Krushës së Madhe është dëgjuar të thotë në hotel “Sllavija” në Beograd se shumë kufoma i kemi hedhur në guvat e liqenit të Opojës rrëzë malit të Pashtrikut. Kur i zbrazëm kufomat nga kamioni u trembën rosat e egra. Aty ku u trembën rosat i hodhën krushasit e vrarë. Dhe gratë e Krushës shkojnë anës së liqenit te Opojës dhe kërkojnë foletë se ku rrinin rosat e egra, të cilat u trembën kur milicët i zbrazën nga kamionët.
Unë kam ardhur në të dy Krushat edhe përpara luftës. Ishte tjetër pamje. Tani edhe vilat e reja duken të trishtuara. Kështu më ngjajnë edhe lisat e gorricat. Edhe bilbilat i nxjerin këngët të ngjiruara. Kurrë nuk e kisha menduar në jetë se mund të ngjireshin bilbilat. I ngjiri dhimbja. Nuk këndojnë. Ata rënkojnë. Në masakrën e vitit 1999 bilbilat kishin filluar të këndonin. Burrat e Krushës u varrosën me këngën e blibilave. Për skenat apokaliptike çfarë nuk tregojnë në Krushën e Madhe. Për shëmbull thonë se një gruaje pasi ja vranë të shoqin e përudhunuan serbët në grup. Ajo lindi djal. Dhe djali i saj është drejtor në qverinë e Kosovës. Nuk ka pse të duket e pabesushme. Ka dhe më keq. Milicët serb i përdhunonin në grup vajzat dhe gratë kosovare dhe i filmonin. Tani që janë në pension i shikojnë kasetat me femrat lakuriq të kosovarëve.
Po kush janë kriminelët serb që kryen masakrën në të dy Krushat dhe në fshatrat e Rahovecit në mars të vitit 1999 e ku skenat apokaliptike i pa i gjithë planeti? Në dosje kam të gjitha gjenialitet, të cilat padyshim i kanë dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Po shënojmë vetëm emrat për lexuesit e gazetës.
1)SVETA TASIQ(polic). 2)MOMÇILO NIKOLIQ(polic). 3)DIMITRIJA NIKOLIQ. 4)SAVA NIKOLIQ. 5)ZILATKO GJERGJEVIQ. 6) GJEORGJE CVETKOVIQ. 7) RANKO NIKOLIQ. 8)RANKO(CULI)PETKOVIQ. 9)ZVEZDAN NIKOLIQ. 10)GORULUB (GORIÇI) GJERGJEVIQ. 11)RASHKO NIKOLIQ. 12)KRUNISLLAV NIKOLIQ. 13)DRAGOLUB NIKOLIQ. 14)NOVICA NIKOLIQ. 15)STANIMIR NIKOLIQ. 16)MILADIN NIKOLIQ. 17)VITKO NIKOLIQ. 18)RADE NIKOLIQ. 19)DANILLO NIKOLIQ. 20)BLLOGOJE(BAZHI) NIKOLIQ. 21)BOGULB NIKOLIQ. 22)GORAN NIKOLIQ. 23)BOBAN NIKOLIQ. 24)MILOSH NIKOLIQ. 25)SREÇKO(KEKA)TASIQ. 26)DARKO TASIQ. 27)STAJKO(VUÇE) PETKOVIQ. 28)SASHA PETKOVIQ. 29)DOJÇILO PETKOVIQ. 30)DOBRI PETKOVIQ 31)PREDRAG(DRAGI) PETKOVIQ. 32)BORISLAV CETKOVIQ. 33)GORAN PETKOVIQ. 34)NENAD PETKOVIQ. 35)GOLLUB PETKOVIQ. 36)DEJAN PETKOVIQ. 37)MILOSH PETKOVIQ. 38)STEVAN PETKOVIQ. 39)GOROLUB(TRAJÇE) CVETKOVIQ. 40)MILADEN(MADA)GJERGJEVIC. 41)BOSHKO GJREGJEVIC. 42)NEBJOSHA GJERGJEVIC. 43)SLLAVKO PETKOVIQ. 44)JOVAN(GALLI) PETKOVIQ. 45)ALEKSANDAR(GOCKI) PETKOVIQ. 46)PERA STANKOVIQ. 47)STANISLLAV(TANI)DIMITRIJE. 48)KRSTA NIKOLIQ. 49)DUSHKO NIKOLIQ. 50)NENAD NIKOLIQ. 51)BLLOGOJE NIKOLIQ. 52)CVETKO NIKOLIQ. 53)BAJRAM(rom) GASHI. 54)AGIM GASHI(rom). 55)LULZIM GASHI(rom). 56)JOVAN (JOVÇI) NIKOLIQ. 57)STANKO CVETKOVIQ. 58)TOMCE CVEKTOVIQ. 59)DRAGAN TOMIQ.
Shumë rrugë në Krushën e Madhe kujtojnë emrat e mallkuar të milicëve që qëlluan krushasit e pa mbrojtur. Sot krushasit thonë se në rrugën mbi Celinë hapi zjarr Miladin Nikoliqi. Populli gjithçka e ka fiksuar. Edhe fëmijët i kanë mësuar emrat e milicëve serb që kryen masakrën e pashëmbullt. Në Krushën e Madhe më mbeti një peng. Në orët e masakrës së llahtarshme një burrë mer në duar djepin, ku e shoqja kishte lidhur djalin e vogël. Kur shtëpisë po i vihej flaka e zonja e shtëpisë u ndodh tek komshia. Dhe i shoqi mer djepin në duar dhe vrapon. Por në një udhë me gorrica militarët serb e vrasin krushasin, që kishte në duar djalin e vogël të lidhur në djep. Të nesërmen e shoqja, e cila po kërkonte burrin dhe djalin që e la në djep, dëgjon në udhën mbi vorreza të qara të një fëmije. Aty ajo gjen burrin e vrarë dhe fëmijën që qante. Djalin e ruante macja e shtëpisë me dy kotele të vogla.
Në një cep të bllokut që e përdor si faqe ditari shënova : – Ora 12. 5 dhjetor. Pashtrik 2020. Mendja ime harbon. Poshtë livadhit ku është vrarë Luan Haradinaj është Shpella e Pëllumbave. Në jetë të jetëve aty kanë jetuar qindra dhe mijëra pëllumba. Por serbët gjatë luftës hodhën në “qytetin” shpellë lëndë helmuse kundër shpendëve. Dhe shpella u bë e pabanueshme për pëllumbat. Pas luftës pëllumbat i kanë ngritur foletë nëpër humnerat e Drinit të Bardhë. E megjithatë pëllumbat herë pas here vijnë dhe tek “qyteti” i vjetër. Po nuk ulen dot. Shpella është e helmuar. Vetes i bëj vetëm një pyetje. Serbët i shfarosën burrat e të dy krushasve, po me pëllumbat ç’patën? Pse duhej helmuar foleja e tyre e lashte sa bota? Pëllumbat e egër nuk e kalojnë kufirin për në Serbi qoftë dhe një milimetër.
E heq vështrimin nga ushtria e pëllumbave që e shikojnë nga lart “qytetin” e tyre. Dhe me bllokun mbi gjunjë e pyes veten se ç’bëjnë heronjtë e UÇK -së në Hagë? Po cila është aktakuza? E kam shfletuar fjalorin e Çabejt dhe të Kostallarit. Ç’kuptojmë me fjalën aktakuzë? Etimiologjia e fjalës aktakuzë lidhet me një dokument që përmban të dhënat e akuzës së prokurorisë kundër një të pandehuri në gjyq. Është vepër e shkruar a veprim që nxjer në pah anët e errëta të një krimi. Po si mundet të akuzohet një njeri si Kadri Veseli që gjatë luftës nuk preku armë me dorë dhe nuk qëlloj me to qoftë dhe për gjah. Ai edhe sot nuk di sesi lidhen prangat. Thuhet se vetëm një herë ka prekur armë me dorë. Mbi Gjakovë Kadri Veseli ball për ball me repartin e milicisë serbe në vendin e quajtur Punashevsk u kthye tek një kompani e UÇK -së. U fut në llogoret e ushtarëve të tij, të cilët e nderuan, por po rrinin si të ngrirë. Nuk po luftonin. Të gjitha tytat e automatikëve ishin të shtrëmbëruara. Pyeti dhe ju përgjigjën se të gjitha tytat e automatikëve nga nxehtësia e barutit dhe nga të shtënat papushim me breshëri janë përthyer e bërë petë. Në grykën e çdo tyte ishte bërë një kular si gjarpër. Kur Kadri Veseli e pa këtë pamje vajti dhe ngarkoi në magazinën e Batushës një makinë me automatik të rinj e i solli në llogore. Vetëm për këtë fakt mundet ta dënoj gjyqi i Hagës. Ai nuk kishte detyrë që të qëllonte me armë. As të arrestonte dhe as të mbante çelësa burgu. Dhe ajo që është kryesorja për të nuk ka asnjë dokument, ku të ketë firmosur. Vetëm janë ca leksione ku ai shkruan: – “Kadri Veseli”. Po pse për “leksionet” mundet të dënohet një hero.
Pas luftës në të dy Krushat, por dhe në fshatra të tjerë u rishfaqën “burrneshat”. Ato qenë zhdukur. Gjëmat i prunë në skenë. Në familjet që mbetën pa meshkuj vejushat po e kryejnë këtë mision. Nuk e thonë, por e vërteta kështu është. Paçka se nuk e tjetërsojnë fytyrën dhe pamjen e jashtëme “burrneshat” mbajnë mbi shpatulla të gjitha punët e burrave të vrarë. Punojnë, presin, përcjellin dhe mbajnë nderin e burrave të vrarë nga serbët. Tek e shënoj në bllok këtë dukuri më kujtohet nëna ime, e cila këndonte një këngë sikur të jetë krijuar nga krushasit: – /Hapu derë, o hapur qofsh!/ /Ndizu zjarr, a ndezur qofsh!/ /Shalohu kal, o shaluar qofsh!/ Mua më kishte marrë malli për “burrneshat”. Një film me personazh këto gra të shndërruara në “burra” fitoj çmim ndërkombëtar në Amerikë. Krimët e serbëve na i ngjallën përsëri. “Burrneshën” e fundit e kam takuar në Zogaj të Tropojës. Ajo quhej Fatime Xheida.
Rruga që ka përshkruar delegacioni për në Rambuje nuk është më ajo e para. Është prishur bukuria. Lisat e sharruar nga predhat e serbve janë pa kokë e pa krah. Rrëkerat për në Drinin e Bardhë kanë ndryshuar drejtim. Luleshqerrat çelin të zeza. Qukapikët nuk mundohen me “sondën” e tyre për të gjetur ushqim. Aty ku kanë rënë predhat e artilerisë serbe drurët janë ndarë në disa pjesë dhe qukapikët i gjejnë të shtruara “tavolinat” me “meze”. Predhat e fuqishme të artilerisë serbe sa një trung ahu kanë hyrë në thellësi të tokës dhe nga humnera kanë dal burime të rinj. Bjeshkëtarët nuk i pinë ujërat e krojeve të zeza. As tufat me bagëti nuk i lejojnë të pinë nga ky ujë i nakatosur me helme municionesh. Egërsirat që pinë nga ky ujë ngordhin disa kilometra më larg.
Një art i ri epik ka lindur pas masakrës në të dy krushat. Për herë të parë ky art i kushtohet individit të vrarë ose të zhdukur. Përmendet me emër e me mbiemër. Është e pamundur që ta vjelësh të gjithin. Po kush janë krijuesit? Vejushat. Në të dy krushat mund të ketë mbi treqind vejusha. Sidomos këngët e tyre për të dashurit janë të gjata sa një këngë do një javë që t’i dalësh në fund. Dhimbje, lot dhe shpresë. E ndjek udhën e delegacionit në hartë me një thupër thane në dorë e shënoj ato që më tha në Krushë të Vogël Kadri Muharremi. Ai kishte dëgjuar se milicët i mbysnin fëmijët në Drin. Tropojanët kishin thënë se tek diga e liqenit të Fierzës një fëmijë ishte gjetur i mbytur me biberon në gojë. Nuk vazhdoj dot më tutje. Dridhet toka dhe nga faqja e thepisur e Pashtrikut rrokullisen gur të vegjël. S’kam frikë se mos po bie tërmet. Qysh kur filluan bombardimet e artilerisë serbe me predha të kalibrit të rëndë toka në të dy anët e Drinit të Bardhë dridhet si gjethe lisi. Vejushat kur i ulin fëmijët në tavolinë për të ngrënë bukë u thonë që të mos kenë frikë. Gotat me qumësht lëkunden nga dridhjet e tokës prej topave të Serbisë. Dhe fëmijët dëgjojnë. Ka mote që nënat nuk u tregojnë përralla. Por gjëma nga lufta e serbve. Tregimi me shumë seri është ai i komandantit të milicisë serbe të Rahovecit, që pasi vrau rreth katërqind e ca burra dhe mbushi me to kamionët, të cilët i nisi drejt Serbisë vetë me gjithë milicët shkoi në kantinën e verës së Rahovecit dhe festonte duke pirë verë e raki dhe duke kënduar këngët e Leba Brenës.
I hodha këto rreshta kalimthi për udhën e delegacionit të Rambujesë, që nuk është mistike, as këngë përralltari e ndonjë rapsodi nomad malesh. Emrat e qashtër të heronjve të UÇK -së me “ziza dhe kiza” të shejzes se trimave, që tani po i gjykojnë në Hagë, më solli në mendje atë që e ka thënë Kenedi: – “Mos pyet ç’ka bërë atdheu yt për ty, por çfarë ke bërë ti për atdheun tënd”.