Gurë e zjarr në protestë/ Ministria e Shëndetësisë: 7 persona të lënduar, një polic me dëmtime serioze

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 7 persona kanë mbetur të plagosur në protestën që u zhvillua pasditen e sotme në kryeqytet.

Me një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë 5 policë dhe 2 protestues që po mjekohen te Spitali Ushtarak.

Ndërkohë, njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze, pasi rezulton me frakturë të kërcirit.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, aktualisht po marrin  shërbim në spitalin e Traumës pesë punonjës të policisë dhe dy protestues, të lënduar gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar në kryeqytet.

Njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë të kërcirit.

Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjë të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka patur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë.

Urgjenca mjekësore dhe spitalet vijojnë në gatishmëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT