Hoxhaj: Osmani bashkë me Kurtin po na përcajnë me Shqipërinë

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka akuzuar presidenten në detyrë të vendit, Vjosa Osmani që ka bërë deklarata të papërgjegjshme gjatë vizitës së saj në Tiranë.

Kreu i PDK-së, Hoxhaj në emisionin “Real Story” tha se Osmani dhe Albin Kurti kanë përcjellë frymë të përçarjes.

“Vjosa Osmani ka bërë deklarata të papërgjegjshme. Osmani dhe Kurti kanë përcjellë frymë të përçarjes me Shqiperine. Zonja Osmani është në përpjekje për të bërë parti, por kur je presidente dhe vjen në një vend që është partner strategjik, është një komb që kufijtë janë pa rëndësi, vjen me agjendë sikur është nga ndonjë vend që sikur nuk ka lidhje as me Shqipërinë dhe as me Kosovën”, tha Hoxhaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT