Ish-ministri pesimist për ardhjen e vaksinës: Shqipëria është vend i varfër, nuk jemi në frontin e parë për ta mërrë vaksinën

Ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis është shprehur pesimist që vaksina mund të vijë shumë shpejt në Shqipëri, pasi vendi ynë është i varfër dhe fillimisht vaksinën do ta marrin shtetet e pasura të BE.
Ai u shpreh se Shqipëria nuk është në frontin e parë për të marrë vaksinën dhe kjo nuk varet nga negociatat e qeverisë, por duhet të presim se si do të ecin vaksinat në shtetet e tjera.
“Ne jemi një vend i varfër dhe Shqipëria duhet parë. Unë do bëhem xheloz nëse e merr Maqedonia, Mali i Zi para nesh. Shqipëria ka fatin që është në Europë. BE ka paguar te vaksinat, prandaj do e marrë e para. Janë derdhur miliarda por nuk ka siguri, pasi vaksina mund të mos funksionojë dhe ato miliarda humbasin. Hera e parë që një vaksinë bëhet kaq shpejt. Vaksina më e shpejtë deri më sot është ajo e shytave që u bë për 4 vite.
Ne nuk jemi në frontin e parë dhe kjo nuk varet nga negociatat e qeverisë. Ne do presim se si do ecin vaksinat e tjera. Unë më shumë e pres nga Greqia dhe Italia që të na japin vaksina”, tha Solis.