ISHP këshillon qytetarët për udhëtimet: Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta

Instituti i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në rast se vendosin që të udhëtojnë, sidomos në kushtet e vështira atmosferike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ISHP shkruan se reshjet e denduara të shiut e shtojnë mundësinë për aksidente dhe rrezikojnë jetën tonë.
Ajo ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes në rrugët e dyshimta dhe që kanë rrezikshmëri rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.
Njoftimi i plotë:
Reshjet e dendura shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj.
Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike.
Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat.
Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat.
Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin.
Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.
Vendosni fëmijët në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.
Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara.
Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.