“Jo vetëm shtatoret! I gjithë arti shqiptar ka degraduar”

Nuk janë vetëm shtatoret! I gjithë arti shqiptar ka degraduar. Muzika popullore, filmat… edhe teatri, koreografia e veshjet. Prerja në kohë mund të bëhet diku gjatë viteve ’90, kur institucionet që mbaheshin nga një dorë e hekurt në Shqipëri, do të duhej që tani të mbaheshin e kultivoheshin nga sistemi i vlerave në një shoqeri të lirë, që do të duhej të kishte një vetëdije shtetërore/kombëtare për t’i mbajtur e zhvilluar ato.
Në anën tjetër, frymezimi epik i shqiptarëve tjerë të pushtuar nga sllavët, mbante gjallë artin burimor dhe krijonte “institucione” shpirtërore, kulturore e politike, pa ekzistuar ato fizikisht.
Sot, nëse i ndjekni ato televizione që transmetojnë vazhdimisht “muzikë popullore shqiptare”, si këto që kam renditur këtu Music Al, Folk+ etj, do të shihni disa njerëz që tunden e shkunden pa pikë estetike, pa fije kualiteti në muzikë, as në tekst, as në koreografi e as në veshje.
Në vend që të të japin frymëzim e hijeshi, t’i ndjen neveri. Shpesh ndjen dhimbje kur e sheh flamurin kombëtar të nëpërkëmbët me ato pamje të trishtueshme e të nevertishme, qe i sheh, i ndjen e i ndëgjon!
- Muzika e dikurshme burimore, nuk është zëvendësuar me ndonjë kualitet modern, por më sindisajzer, nga i cili dalin tinguj të çuditshëm turbofolku! Edhe ata “krijues” që pretendojnë se “ecin në hap me kohën” kur përdorin efekte elektronike të kompjuterizuara nëpër studio “moderne”, gjithë atë teknologji të shtrenjtë e të zhvilluar, e bejnë që të tinglloj si të njëjtat efekte turbofolku që u zbuluan në vitet ’90 nëpërmjet sindisajzerave! Këto tinguj më shumë do t’i pelqente një bullgar, turk, arap, apo indian adoleshent, që ju ngjane sadopak me muzikën e tyre të bukur popullore, por perseri e prishur me ato efektet turbofolk (mish-mash antivlerash). Një i moshuar nga po të njejtat vende/kultura, nuk do ta pëlqente, sepse nuk do të tingllonte burimore e kualitative as për ta.
- Nepermjet instrumenteve te muzikes popullore, sot krijohen vija melodike te çorroditura, pa shije, pa ritem terheqes, qe te lene pershtypjen sikur autori per here te pare ka rene ne kontakt me ate instrument, ne momentin qe e ka incizuar kengen qe na transmeton.
- Filmi? – Mjafton qe ta kesh nje produksion privat dhe njohje ne ministri. Mos u merzit, njohjet krijohen vetvetiu kur e ke produksionin. Konkurence nuk do te kesh se e gjithe ajo perqindje e buxhetit e ndar per kulture, dikund do te duhej te shkoj, do te duhet te arsyetohet. Keshtu qe i ndan me perqindje me ate personin kyç ne Ministri, kur kjo e fundit ta financon filmin tend. Ti ke produksion, ti ke skenar, edhe regji ke… keshtu mbahet gjalle kultura! – I mbledhim edhe do artist qe kerkojne te dalin sa me shume ne ekran, dhe i paguajme nepermjet kesaj kenaqesie qe ata perjetojne… edhe per kafe ndonjehere ju japim, por edhe nuk jane te mire per te merituar ma shume, se ata te miret nuk i afroni aspak. Nese mund t’i gjeni dikund.
- Teatri? – Fytyra te stisura qe edhe po t’i ndjekesh nga karrikja e fundit e salles se teatrit, perseri ua sheh fallcivitetin, teprine ne mimike, bertitjet e panevojshme, artikulim qesharak i gjuhes sikur te ishte nje gjuhe e huaj per ta, mungese e theksuar e transmetimit te emocionit te publiku (perveç neverise), koreografi e veshje pa shije, skenar e regji kot. Sa per te thene se kemi teater, se kemi kulture!
- Mbi 2000 lloje te veshjeve popullore qe kemi, te cilat dikur mahnitnin cdo te huaj qe na takonte, cdo artist apo studiues kulturash, sot zevendesohen me plisa plastike, e me do tirqe sikur pizhama, duke ua hequr detajet, simbolet, qepjet dhe materialin karakteristik burimor.
- Koreografia e vallezimi? Mjafton nje hapje krahesh duke u endur sa andej e kendej, nga disa persona me permasa trupore jo normale (si pasoje e mungeses se kalitjes ne nje shkolle te mirefillte vallezimi), e duke aluduar ne shqiponje, por ne fakt duken si lakuriq nate.
- Tekstet epike, e humben shpirtin. E humben kuptimin. E humben natyralitetin dhe fuqine emocionuese. Jo se nuk kemi më kauze, por sepse ashtu si gjithcka tjeter: degraduan!
- Po ato lirike? Te pakten keto do te duhet ta mbanin gjalle ende frymezimin?! Edhe keto degraduan. Mates ma i mire i ketij degradimi, eshte kur kjo verrehet te të njejtit kengetar e artist qe dikur ishin me vlerë kur vepronin ne vitet ’80, dhe tani pas viteve ’90, “arti” i tyre degradoji; e po te njejtit, pas viteve 2000, kane rrjedhur krejt! Sa me shume kohe qe kalon, ata aq ma shume degradojne! A ka dikush qe t’i ndal, qe te pakten ta ruajne ate figure te mire qe kishin krijuar dikur?! Si shpjegohet kjo? A do te thote se humbja e tradites ne njeren ane dhe mungesa e institucioneve funksionale ne anen tjeter, e kane kete rezultat? Po si shpjegohet qe i njejti artist dikur krijonte më mire se tani? – Atehere kriza eshte edhe me e thelle se sa vetem institucionale, eshte shpirterore dhe e ka kapluar gjithe shoqerine! Nje degradim shpirteror ne nje shoqeri kaotike. Pa institucione, pa qellim te qarte, pa sistem vlerash, pa shtet! Degradim total, deshtim i gjithanshem! Rrofte RnB, Rock&Roll, Rap, Electro e kta… se ne, muzikë popullore nuk kemi ma! E njejta ndodh edhe me te gjitha llojet tjera te artit popullor. Asgje burimore e kualitative nuk ka mbetur. Madje edhe po te krijoj dikush individualisht, sistemi i antivlerave nuk e perzgjedh, nuk e filtron, nuk e ndihmon. Siç e dijme, e njejta gjendje eshte edhe ne arsim, politike, shkence, ekonomi, arkitekture…