Karantina dhe kufizimet nuk ndalin aksidentet me vdekje, 168 humbje jete për 11 muaj

Ndonëse për disa muaj vendi ishte në karantinë dhe më pas lëvizjet kanë qenë relativisht të kufizuara (konsumi i karburanteve ka rezultuar me rënie të ndjeshme), sërish për 11 mujorin e 2020-s janë regjistruar 168 humbje jete nga aksidentet, sipas INSTAT.

Megjithatë, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i vdekjeve nga aksidentet ka rënë me rreth 17%, ose 35 persona më pak.

22% e personave që humbën jetën nga aksidentet në janar-nëntor 2020-n ishin femra, nga 27% që ishte kjo peshë për të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, Në muajin Nëntor 2020 numërohen 110 aksidente  rrugore  nga  109 aksidente të ndodhura në muajin Nëntor 2019, duke u rritur me 0,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2020, numërohen 1.121 aksidente rrugore nga 1.363 aksidente  të  ndodhura  në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019,  duke  u  ulur  me 17,8%,krahasuar  me  të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Nëntor 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 139 persona nga 144që ishte një vit më parë, duke u ulur me 3,5%. Numri i të aksidentuarve në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2020, është 1.451 persona nga 1.857 persona, duke u ulur me 21,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në muajin Nëntor2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 21 persona të vdekur në Nëntor2019.

Në muajin Nëntor2020, aksidentet rrugore, në 86,4%të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,5% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 20,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në njëmbëdhjetë mujorin e vitit 2020, aksidentet rrugore, në 14,1% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 23,7%, krahasuar me një vit më parë./Monitor

Karantina dhe kufizimet nuk ndalin aksidentet me vdekje, 168 humbje jete

Karantina dhe kufizimet nuk ndalin aksidentet me vdekje, 168 humbje jete

Karantina dhe kufizimet nuk ndalin aksidentet me vdekje, 168 humbje jete

Back to top button
LAJMET E FUNDIT