Këngëtari viziton familjen e Klodian Rashës i dërgon të ardhurat e mbledhura: Me thanë që do i dërgojnë për bamirësi! Ishin njerëz…

Sikurse paralajmëroi ditën e djeshme, sot reperi i njohur shqiptarë, Noizy ka vizituar familjen e të ndjerit, Klodian Rasha, i cili u vra nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Në një lidhje me skype në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, Noziy ka dhënë detaje nga takimi.

Ai tha se shkoi për t’i ngushëlluar bashkë me të atin, duke iu shprehur hapur edhe mbështetjen për ndihmë financiare, gjë të cilën, familjarët e Rashës nuk e kishin pranuar.

“Më thanë faleminderit shumë për iniciativën, që erdhe deri këtu dhe i solle këto të ardhura, por ne do i çojmë direkt për bamirësi. Aty u ndjeva më mirë në fakt dhe kuptova që kishin edhe dy djem të tjerë. Ishin të zotët e vetes shkurt e shqip. Ishin njerëz fisnikë e me nderin e lartë dhe sinqerisht më vjen shumë keq që u ka ndodh ajo lloj fatkeqësie”, tha Noizy.

Sa i përket faktit që Stresi ka marrë pjesë në protesta, Noizy tha se “nëse ai do e ndihmojë familjen mirë do bëjë se ata kanë nevojë për njerëz ti mbajnë afër. Të kuptohesh nuk ka nevojë të bërtasësh, kur e ke tjetrin përball s’ke nevojë të bërtasësh kur mund të flasësh”.

Më tej Noizy u shpreh se “protesta do ishte shumë e bukur nëse do ishim mbledh me qirinj për të dhënë një mesazh, nuk ma merr mendja që ai lloj babai që pashë atje të shihte këto gjëra që ndodhin në protestë. Nëse  ai polic do dalë do shkojë situata ndryshe dhe nëse do isha në vendin e atij babai ose vëllai dhe nëse e sheh të lirë atë që i vrau të birin ose vllain nuk di se çfarë do ndodhe.

Unë do vazhdoj të mbaj miqësi me këtë familje dhe pastaj se çfarë ndodh mes nesh do jetë private dhe kush e ndjen mund ti ndihmojë ata, ku më e rëndësishme është ti rrinë afër për drejtësinë e Klodianit dhe duhen protesta me sens nëse vazhdojnë. Të përdorim sensin dhe mos të përdoren nga partitë të rinjtë. Duhet të bëhemi njerëz tama siç na ka hije dhe të vazhdojmë përpara.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT