“Keni vrarë një 25-vjeçar”, protetuesi përplaset me policinë, efektivi: Policia nuk vret! S’lejohen tubimet

Aktivisti i opozitës, Genc Sejko përplaset me disa efektivë të policisë në sheshin “Skënderbej”.
Aty është mbledhur një numër i madh protestuesish, ndërsa menjëherë kanë shkuar edhe forcat e policisë duke tentuar shpërndarjen e tyre.
Sejko i është drejtuar policit duke i thënë: “Keni vrarë një djalë”, ndërsa polici i është përgjigjur duke i thënë se tubimet janë të ndaluara.
Sejko: Keni vrarë një djalë 25-vjeçar
Polici: Policia nuk vret, policia është në shërbim të popullit
Sejko: Nëse jeni në shërbim, shkoni mbrapa dhe shërbeni aty
Polici: Nuk lejohen grumbullimet