Kim: Faleminderit Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka falënderuar Gent Cakaj për përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se miqësia midis dy vendeve vazhdon për shkak të udhëheqësve si Cakaj.
“Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, përfshirë si NATO, Aleatët. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit!” shkruan Kim.