Klodiani? Rama: E vrau ai që duhet ta mbronte, po të mos isha kryeministër do dilja në protestë

Pavarësisht se e cilësoi të përdorur për qëllime ekstremiste, kryeministri Edi Rama vlerësoi reagimin qytetar pas vrasjes së Klodian Rashës.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën për kalimin e stafetës nga Lleshaj te Çuçi për drejtimin e ministrisë së Brendshme, Rama deklaroi se do të kishte dalë edhe ai në protestë po të mos ishte në krye të qeverisë. Por shtoi se kjo duhej bërë në mënyrë të qytetëruar pa shkatërruar dhe pa qëlluar me gurë policinë.

“Protestat erdhën si rezultat i një arsyeje shumë të fortë. Vrasja e një të riu natën, në një situatë të pangarkuar me asnjë element apo rrethanë objektive apo psikologjike të një operacioni. Është tejet tronditëse për këdo. Edhe unë vetë po të mos isha në këtë pozitë do kisha dalë në protestë.

 Por jo për të gjuajtur policinë me gurë, por për të kërkuar drejtësi për Klodianin. Në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje sepse një anëtar i familjes së madhe ka humbur jetën jo aksidentalisht por për shkak të atyre që familja ka besuar për ta mbrojtur”, tha Rama./mv.abcnews.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT