Kombëtarja shqiptare e futbollit mëson kundërshtarët e Kualifikueseve të Botërorit KATAR 2022 (FOTO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur pasditen e sotme (7 dhjetor) kundërshtarët e raundit kualifikues të Kupës së Botës, Katar 2022.

Skuadra e drejtuar nga Edi Reja është shortuar në grupin I ku si kundërshtarë do të ketë Angli, Poloni, Hungari, Andorra dhe San Marino.

Takimi i parë kualifikues do të luhet më 24 dhe 25 mars 2021.

Kosova gjen sërish Greqinë si kundërshtarë. Pas kualifikueseve të Ligës së Kombëve, Dardanët dhe helenët u shortuan sërish bashkë, në Grupin B, me Spanjën, Suedinë dhe Gjeorgjinë.

Kampionët në fuqi, Franca u shortua në Grupin D me Ukrainën, Finlandën, Bosnje-Hercegovinën dhe Kazakistanin.

Ndarja e grupeve:

Grupi A: Portugali, Serbi, Irlanda e Veriut, Luksenburg, Azerbajxhan
Grupi B: Spanjë, Suedii, Greqi, Gjeorgji, Kosovë
Grupi C: Itali, Zvicër, Irlandë, Bullgari, Lituani
Grupi D: Francë, Ukrainë, Finlandë, Bosnje Hercegovinë, Kazakistan
Grupi E: Belgjikë, Uells, Republika Çeke, Bjellorusia, Estonia
Grupi F: Danimarkë, Austri, Skoci, Izrael, Ishujt Faraoe, Moldavi
Grupi G: Holandë, Turqi, Norvegji, Mali i Zi, Letoni, Gibraltar
Grupi H: Kroacia, Sllovakia, Rusi, Slloveni, Qipro, Maltë
Grupi I: Angli, Poloni, Hungari, Shqipëri, Andorra, San Marino
Grupi J: Gjermani, Rumani, Islandë, Maqedoni e Veriut, Armeni, Lihtenshtejn

shqiperia_copy.JPG

Capture_copy.JPG

Back to top button
LAJMET E FUNDIT