Komisioneri Varhelyi mesazh Berishës: Nuk ndalet reforma në drejtësi, pavarësisht presioneve

Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi ka reaguar ashpër pas disa deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtim të shefes së ONM-së.

Zyrtari i lartë i BE ka hedhur poshtë akuzën e Berishës së Genoveva Calavera “ka telefonuar Komisionin e Venecias duke i kerkuar qe te mos shqyrtoje kerkesen e Presidentit te Shqiperise per ligjin zgjedhor”.

Përmes dy postimeve në Twitter, Varhelyi ka edhe një mesazh për ish-kryeministrin, teksa thekson se reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit është i pakthyeshëm pavarësisht presionit.

“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë tek stafi im dhe i qëndroj pranë Drejtores për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë. Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësor dhe nuk mund të ngadalësohet, pavarësisht presionit”– shkruan ai.

Drejtësia e re dhe posaçërisht SPAK janë pritur me padurim nga qytetarët të cilët presin arrestimin e “peshqve të mëdhenj”. Shpesh SHBA dhe BE kanë akuzuar politikanët për presion ndaj kësaj strukture.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT