Komisioni i Venecias miraton opinionin përfundimtar mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kritika të forta për djegien e mandateve, Kuvendi legjitim për sa kohë ka kuorum

Komisioni i Venecias këtë të premte ka miratuar opinionin përfundimtar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor në Shqipëri, pas kërkesës së çuar nga Presidenti Ilir Meta.
Në raportin e saj përfundimtar vihet re se nuk është miratuar asnjë ndryshim i kërkuar nga Meta, në draftin paraprak.
Nga ana tjetër në këtë raport Komisioni kritikon veprimet e djegies se mandatave nga opozita jashtëparlamentare si akt kundër trashëgimisë elektorale europiane.
Gjithashtu Venecia thekson se Kuvendi është legjitim persa kohë ka gjithë kuorumet e nevojshme për çdo vendimmarrje. Koalicionet sipas ndryshimeve ligjore janë në rregull me standartet.
Ndërkohë Kominisioni i Venencias nuk analizon procedurën parlamentare. Nuk ka – thotë Komisioni – standard se sa zgjat një procedure e tillë për ndryshime kushtetuese por kuvendi ka sqaruar respektimin e procedurave dhe afateve në kushtetute e rregulloren e tij si dhe konsultimin publik.
Rekomandimet e Venecias theksojnë nevojën e gjithë palëve të kontrollojnë organizimin e zgjedhjeve në 25 prill 2021.