Kreu i OBSH bën paralajmërimin e fortë: Covid-19 jo pandemia e fundit që do njohë bota

27 dhjetori do të jetë Dita Ndërkombëtare e Gatishmërisë Epidemike.

Lajmi është konfirmuar në thirrjen e ditës së sotme nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për parandalimin, gatishmërinë dhe partneritetin kundër epidemive.

Në fjalimin virtual në Ditën Ndërkombëtare të Gatishmërisë për Epideminë, e cila do të mbahet çdo vit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se Covid-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do të njohë bota.

Për këtë, ai bëri thirrje se duhet të investohet në përgatitjet për t’u përballur me një pandemi të tillë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT