Kryemadhi nxjerr Kërpaçin t’i prijë protestës: Këtu nga momenti në moment mund të vritesh nga shteti, kam dalë si qytetare të kërkoj largimin e Ramës dhe jo si e LSI-së

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka marrë pjesë në protestën sotme.
Kërpaçi thotë se sot nuk vjen për politikë në këtë marshim por si qytetare dhe e re.
Ajo ishte e shoqëruar me disa nga aktivistët e LRI-së të cilët paralajmëruan rrëzimin e qeverisë “Rama”.
‘’Unë jam moshatare me të.Mendoj që të gjithë ne që jemi bashkuar nuk jemi për politikë, jemi për marshim paqësor si qytetare. Vij si e re, në këtë marshim paqësor. Ajo që i ndodhi Klodianit mund t’i kishte ndodhur kujtdo, dje ishte Klodiani, sot unë, nesër vëllai e motra ime. Nuk ka siguri për jetën, për të ardhmen, dhe nga momenti në moment mund të vritesh nga shteti’, tha Kërpaçi.(TemA)