Ku gabuam? Rama: I kemi bërë 2 katastrofa të mëdha Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama konsideroi dy katastrofa të politikës shqiptare në këto 30 vite demokraci. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Rama tha se kemi hedhur në erë sistemin e pronës dhe nuk kemi ditur të sillemi me zhvillimin.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Cilat do të jenë pikat që në këto 30 vjet i kemi bërë gabim?

Rama: Klasa politike nuk është gjë tjetër, përveçse reflektim i shoqërisë në atë periudhë kohe. Nëse do të kthehemi pas në këto 30 vjet, si politikë, si vend kemi bërë dy katastrofa të mëdha. Që është katastrofa e pronës dhe katastrofa e sjelljes me zhvillimin, e pamundësisë për të kontrolluar zhvillimin. Kemi hedh në erë gjithë sistemin e pronës dhe nuk krijuam dot një sistem për shumë e shumë vite.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT