“Kura që frenon pandeminë”, Britania fillon testimin e një ilaçi të ri që mund të shpëtojë mijëra jetë

Po rikthehet shpresa se shumë shpejt bota do t’i kthehet normalitetit dhe pandemie do të marrë fund.
Në shumë vende të botës ka nisur vaksinimi kundër Covid-19, ndërsa shkenctarët britanikë po eksperimentojnë një ilaç të ri që mund të sjellë ndryshimin e madh në luftën ndaj pandemisë koronavirus.
Medikamenti mund të ndalojë që personat e ekspozuar ndaj Covid-19 të zhvillojnë infeksionin apo që të sëmuren rëndë.
Sipas shkencëtarëve, terapia me antitrupa krijon një imunitet të menjëhershëm. Bëhet me dije se ilaçi shtë krijuar nga Kolegji Universitar Spitalor i Londrës dhe AstraZeneca. Ky medikament mund të mbrojë nga 3 deri në 12 muaj.
Nëse aprovohet, do të përdoret fillimisht te personat që janë ekspozuar ndaj virusit në 8 ditët e fundit.
Nëse medikamenti do të funksionojë, mund të luajë një rol thelbësor në reduktimin e impaktin të virusit deri në vaksinimin e të gjithëve.