Kush është deputeti që abstenoi vendimin e pensionit për familjen e Klodian Rashës: Duket sikur po i blejmë gjakun

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomissë është miratuar akti normative i qeverisë për t’i akorduar një pension të posaçëm familjes së Klodian Rashës, 25 vjeçarit që u vra në 8 dhjetor nga një efektiv policie.

Anëtarët e Komisionit votuan pro këtij akti normativ, ndërsa i vetmi që abstenoi ishte deputeti Artur Roshi, i cili pavarësisht votës së tij u shpreh pro në parim.

Ai tha se me akordimin e një pensioni të posaçëm duket sikur po blihet me para jeta e marrë nga efektivi i policisë.

“Në parim jam dakord edhe pse më duket se po bëjmë një shkëmbim jete. Duket se i japim dorë policisë për vrasjet, më mirë abstenoj”, tha deputeti Roshi.

Sipas vendimit, familja Rasha do të përfitojë 8-fishin e pensionit social, ndërsa baba ii Klodianit është shprehur se këto para do të jepen për bamirësi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT