Lajm pozitiv për pensionet e emigrantëve në Itali, ministri: Gjithçka gati, mbyllet shumë shpejt

Çështja aq problematike dhe e shumë kërkuar nga emigrantët shqiptarë në Itali për çështjen e njohjes si pension edhe të viteve që kanë punuar në Shqipëri, duket se është çështje e zgjidhur.

Këtë e ka deklaruar ministri shqiptar i Diasporës Pandeli Majko, gjatë një raportimi në Parlament.

Sipas Majkos, negociatat me qeverinë italiane kanë ecur pozitivisht dhe tashmë ekonomikisht kjo gjë quhet e zgjidhur dhe mjafton vetëm numërimi mbrapsht për të ardhur në mënyrë formale.

Marrja e fondeve nga ana e BE-së në shifra të mëdha disa miliarda ka bërë që Roma të jetë më e çliruar në lidhje me fondet.

Në vija të trasha, të gjithë shqiptarët që kanë jetuar e punuar në Itali përfitojnë pension. Janë tri skema për të përfituar. Shqiptarët që kanë vendosur të jetojnë në Itali në moshën 67 vjeç, gra dhe burra, marrin pension social 450 euro. Për ta marrë këtë duhet të rrish atje për gjithë vitin dhe të ikësh vetëm me një muaj vit. Nëse shqiptarët që janë 71 vjeç vendosin të qëndrojnë në Itali dhe marrin pensionin për sa kanë kontribuar, nga 5 vite deri në 19 vite kontribute, merret pension.

Fasha që rrezikon të humbasë të drejtën në rast se nuk ndjek rrugën ligjore të duhur, janë emigrantët e rikthyer në atdhe. Ka një ligj specifik, i cili nuk njihet nga shqiptarët, ndërkohë që u takon e drejta për pension edhe me 5 vite punë dhe masa e pensionit është 100 euro, dhe kur ke deri në 15 vjet punë pensioni arrin deri në 600 euro. /GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT