LETRA/ KQZ 10 pyetje Gjendjes Civile: A ka ndryshime adresash për votuesit?

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile lidhur me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 20021.

KQZ bën disa pyetje në letër, të tilla si në cilën datë është nxjerr ekstrakti i popullsisë, cili është kriteri i ekstradit të popullsisë së çdo qarku etj.

Pretendimi është ngritur nga ana e opozitës, e cila e cilëson këtë si një manovër për të mos lejuar zgjedhësit për të votuar në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Në fakt ka qenë edhe komisioneri Muharrem Ccakaj që ka ngritur këtë shqetësim, i cili sicc duket është edhe iniciatori i hartimit të kësaj letre.

Sakaq ministria e Brendshme i ka hedhur poshtë këto pretendimet të opozitës, duke i cilësuar si të pavërteta akuzat për manipulim.

Dokumenta bashkëngjitur

Back to top button
LAJMET E FUNDIT