Lëvizjet në Qeverinë Rama, reagon Mike Pompeo: Xhaçka një partnere për të forcuar lidhjen me SHBA-në, Shqipëria më pranë BE-së

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur emërimin në detyrë të Olta Xhaçkës si Ministre e re e Jashtme e Shqipërisë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pompeo shkruan se Xhaçka ka qënë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes.
Ndërkohë, ai shtoi se kjo lëvizje në qeveri do të zgjeronte lidhjet Shba-Shqipëri dhe vendi ynë të pranohet shumë shpejt në BE.
Reagimi i plotë:
Me kënaqësi të dëgjoj njoftimin e Olta Xhacka si Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE.