Lleshaj: Nuk do ta kisha dhënë dorëheqjen po të ma kishte kërkuar Rama!

Ministri i Brebdshëm, Sandër Lleshaj dha sot dorëheqjen nga posti, ndërsa kjo lëvizje po komentohet më së shumti si urdhër i kryeministrit Edi Rama.

Në një lidhje me Skype për “Open”, Lleshaj mohoi kategorikisht se kjo ishte kërkesë e Ramës, madje habiti ndërsa tha se nëse do ja kishte kërkuar kryeministri, nuk do ta kishte dhënë dorëheqjen.

“Nuk besoj se do ta kisha dhënë po të ma kishte kërkuar. Vendimet e mi ai marr sipas pikëpmajeve të mia morale”, tha Lleshaj.

Ai mori këtë vendim pas vrasjes së të riut Klodian Rashës nga një polic dy ditë më parë, duke theksuar se motivi kishte qenë moral.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT