Lloji i ri COVID në Britani/ Shkencëtarët europianë bëjnë thirrje për kujdes: Nuk e dimë ende…

Ekspertët evropianë kanë kërkuar kujdes mbi llojin e ri të COVID-19 që po qarkullon në Britaninë e Madhe, duke thënë se është ende e paqartë se sa ngjitës është dhe sa agresiv.
Pasi 18 vende evropian pezulluan udhëtimet nga Britania, ose imponuan rregulla më të rrepta karantinimi, shkencëtarët thanë se duheshin më shumë të dhëna për të nxjerrë përfundime të prera.
Christian Drosten, një virolog kryesorë gjerman tha se ai priste që lloji i ri i COVID të jetë në qarkullim edhe në Gjermani, por shtoi se nuk ishte i shqetësuar për mutacionin viral për momentin.
Të dhënat shkencore rreth versionit ët ri t COVID janë ende të paqarta. Pretendimet se ishte 70% më i transmetueshëm duket se janë një vlerësim paraprak, ndërsa shkencëtarët po merren me studimin .
Drosten tha: “Pyetja është: a po rritet ky virus nga një valë e re që vjen në rajonin në fjalë,Anglia jug-lindore, apo a është ky virus përgjegjës për krijimin e kësaj vale në radhë të parë? Ky është një ndryshim i rëndësishëm. ”
Sipas tij, lloji ishte zbuluar edhe në vende të tjera si Holanda, ku nuk dukej se ishte shumëzuar në një mënyrë dukshëm më të shpejtë.