‘Mbështetëm 300 mijë qytetarë me paga lufte’/ Rama bën bilancin: Jemi i vetmi vend në rajon me zero…

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se gjatë pandemisë janë ndihmuar me ndihmë ekonomike 300 mijë qytetarë.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria është bërë i vetmi vend në rajon me zero taksa për biznesin e vogël.

“Afro 300 mijë qytetarë që kanë përfituar direkt pagë lufte nga paketa e parë apo nga paketa e dytë e ndihmës. Ndërkohë, ndihma direkte për biznesin e vogël është konkretizuar nga një hap kurajoz dhe progresist, jo vetëm për këtë fazë, por në afat të gjatë duke hequr taksën për biznesin e votën dhe duke i bërë i vendim vend në rajon, se me Europën nuk krahasohemi se aty janë taksat shumë të larta. ne kemi 0 takse mbi fitimin për biznesin e vogël dhe 0 TVSH për bizneset e vogla me një xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit“, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se është dyfishuar shuma për familjet me ndihmë ekonomike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT