“Mbi 50,000 qytetarë humbën punën”, Presidenti Meta publikon shifrat: U rrit papunësia me 11.9%

Presidenti ilir Meta prej ditësh ka nisur një fushatë duke goditur buxhetin e ri të shtetit, duke dhënë shifra që sipas tij nuk arrijnë marrjen e masave të favorshme në përballimin e pandemisë së Covid.
Në një postim më të fundit, Meta shprehet se papunësia në vend u rrit dhe 50 mijë persona janë të papunë.
“Mbi 50,000 qytetarë HUMBËN vendet e punës dhe PAPUNËSIA nga 11.2%, U RRIT në 11.9%, deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2020. Buxheti 2021 NUK KA objektiv MBROJTJEN e VENDEVE TË PUNËS dhe RRITJEN E PUNËSIMIT”, shkruan presidenti në rrjetet sociale.
Një ditë më parë presidenti po me anë të një postimi do të deklaronte se “Niveli i varfërisë është THELLUAR. 420 340 pensionistë urbanë jetojnë me 5.35 USD/ditë 263 568 persona në familje me ndihmë ekonomike përfitojnë 0.36 USD/ditë”.
Presidenti e ktheu për rishikim buxhetin e ri të Shtetit duke mos pranuar ta dekretonte pro ligjit më të rëndësishëm të një qeverie. Mazhoranca sakaq e akuzoi presidentin për këtë akt.