VIDEO/ Meçollari: Pakti detar i 2018-ës në favor të Shqipërisë, ja si nuk e lejoi Meta për arsye politike

“Ky dokumentar i fundit vjen më i pjekur dhe ka gjëra të reja brenda. Ka folur Artur Meçollari një nga ekspertët më të mirë që kemi pasur. Meçollari ka qenë edhe pjesë e paktit të dytë që nuk u arrit me Greqinë.
Ky njeri flet për herë të parë. Ky dokumentar orientohet në linjën e vet si ka luajtur politika në paktin detar me Greqinë. Kjo histori që nuk duhet ti përkiste politikës, e ka shfrytëzuar politika gjithë kohën.
Deti ndahet ë tu shërbejë shqiptarëve. Duke u ndarë deti mes nesh dhe Greqisë ndahet edhe ajo hapësirë që aktualisht quhet det ndërkombëtar. Ideja është që gjithë kjo histori bëhet që populli shqiptar të rregullojë punët veta përmes burimeve ekonomike të shtuara. Problemi është se politika e shikon sipas interesit të saj. Në 2009 që u tha po ndahet deti fillon loja politike. përpara se Berisha të shkonte në Ceki për të dorëzuar aplikimin Shqipëria si vend kandidat u duk sikur Greqia e përdori këtë”, tha Dervishi.
Për më tepër ndiqni dokumentarin e Abc Story. /abcnews.al/