Mediat serbe përforcojnë debatin në Prishtinë për të paguar avokatin e Thaçit në Kosovë

Mediat serbe i kanë dhënë një përforcim një lajmi që ka dalë në Prishtinë, ku një avokat i njohur ka bërë thirrje që qytetarët të mos paguajnë për të mbrojtur Thaçin në Hagë.
Ka qenë portali i serbëve të Kosovës, Kosovo-online që e ka publikuar i pari dhe më pas ky lajm ka marrë dhenë në mediat e Beogradit e deri tek Sputnik-u i Kremlinit.
Gjithçka ka ndodhur pasi është krijuar një fondacion për të mbledhur para që të mbrohej Hashim Thaçi në Hagë.
Pas kësaj, një avokat i njohur në Kosovë, Gazmend Halilaj u bëri apel qytetarëve që të mos iu përgjigjen thirrjes dërguar nga Fondi i Ndihmës Hashim Thaçi, duke vlerësuar se thirrja ishte e paligjshme dhe një fyerje ndaj viktimave.
“Shteti ka caktuar 20 milion euro nga taksat tona për këtë qëllim, ndërsa asnjë cent nuk është për viktimat dhe dëshmitarët”, tha ai.
Bordi i Fondacionit njoftoi se ai ishte themeluar në përputhje me ligjet dhe se qëllimi i tyre është mbështetja ligjore për Thaçin, duke siguruar mbështetje financiare që do të mundësojë mbrojtje profesionale në atë proces gjyqësor, si dhe bashkëpunim me të gjitha instancat e interesuara.
“Ai vetë deklaroi se ishte ‘jashtë vijave të frontit’ gjatë luftës. “Përdorni disa centë që merrni nga fondi i pensionit për familjet”, shtoi Halilaj./ GazetaShqip